Mobi Casa

Në Artanë kursi i gjuhëve shqipe dhe serbe përmbyllet me sukses

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – 30 vijues të kursit të gjuhëve , zyrtarë të Komunës së Novobërdës përkatësisht 11 të shqipes dhe 19 të serbishtes morën çertifikatat pas vijimit të rregullt të kursit të gjuhëve të organizuar nga ECMI-Kosova i mbështetur edhe nga OSBE dhe nga Komisioneri Lartë për Minoritete Kombëtare HCNM.

Me rastin e ndarjes së certifikatave, kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri tha se është kënaqësi e imja e veçant që sot pas 5 muajve të angazhimit maksimal po kem mundësi që të bëjmë certifikimin e kandidatëve të cilët ndoqën këtë kurs.

Ideja ishte e përbashkët me ECMI-në që të mbështetet një kurs i tillë i gjuhëve. Natyrisht se ne kishim nevojë për këtë edhe i propozuam ECMI-së për financimin e projektit “Ofrimi i mundësive për mësimin e gjuhëve për zyrtarët komunal në Kosovë” . Kishim nevojë sepse jetojmë në një komunë ku numri i komuniteteve po thuajse është i njëjtë dhe kem nevojë të dimë gjuhën e njëri tjetrit ka thënë Ymeri.

KKVITI

“Ne punojmë për çdo ditë dhe presim palë në zyrat tona nga të dy komunitetet dhe sigurisht që gjatë kësaj kohe duke komunikuar me ta do ta përvetësoni edhe më shumë dhe ju lus që të bëni në këtë drejtim edhe më shumë përparime sepse është kënaqësi kur mundeni të komunikoni me palë pa ndihmën e përkthyesve. Me këtë rast dëshirojë të falënderojë ECMI-Kosova për përkrahjen e këtij projekti dhe natyrisht edhe OSBE-në dhe HCNM-në që e ka mbështet këtë projekt” u shpreh Ymeri.

Ndërsa Andrea Najvirtova menaxhere e projektit u shpreh tejet e kënaqur me vijueshmërinë, motivimin dhe suksesin e kursistëve të gjuhëve. Ajo shtoi se mësimi i gjuhës së njëri-tjetrit është shumë i rëndësishëm, sidomos për Kosovën që njihet si vend multietnik dhe për komunën e juaj që është komunë me minoritete dhe sigurisht që është një mundësi e juaja që të keni komunikim më të lehtë dhe më praktik me palët./rajonipress/