FITORJA

Në Anamoravë nisë i qetë procesi i votimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në të gjitha komunat e Anamoravës të dielën ka nisur procesi i votimit. Zëdhënësi i policisë Ismet Hashani tha për rajonipress se deri në këto momente (7 e 30 minuta) nuk ka ankesa as nga shqiptarët e as nga serbët. Ferid Shabani nga KQZ tha se është shpërndarë i tërë materiali senzitiv me kohë në të gjitha qendrat e votimit.

Qytetarët e Gjilanit qysh në orët e hershme të mëngjesit kanë filluar t`i drejtohen kutive të votimit për të kryer obligimin e tyre qytetar dhe kushtetues.

Ferid Shabani nga KQZ tha se tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe se procesi i shpërndarjes së materialit senzitiv ka shkuar mirë dhe nuk janë vërejtur parregullsi.

Kurse Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha për rajonipress se të gjitha njësit e tri niveleve të policisë janë shpërndarë në të gjitha pikat.”Aktualisht s`kemi ankesa as nga shqiptarët e as nga serbët. Kemi numër të mjaftueshëm të policëve në Anamoravë dhe shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë gjatë ditës” tha Hashani.

Edhe Jetish Maloku nga Prokuroria Themelore e Gjilanit tha se janë të pa kompromis që të ruajnë votën e lirë të çdo qytetari. “Të gjithë manipuluesit e votave do të ndëshkohen aty për aty” tha Maloku për rajonipress.

ARKATANA

Ndryshe , Ferid Shabani zyrtar i lartë ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor për Komunën e Gjilanit tha për rajonipress se në Gjilan të dielën pritet të votojnë 94268 votues derisa janë të angazhuar 1100 anëtarë të këshillave të vendvotimeve.

Sipas Ferid Shabanit në Gjilan janë të gatshme dhe në dispozicion 33 qendra votimi me 125 vendvotime. Në Gjilan pritet të votojnë 94268 votues derisa janë të angazhuar 1100 anëtarë të këshillave të vendvotimeve.

Shabani tha se në Gjilan garojnë 9 kandidat për kryetar të Gjilanit, derisa janë evidentuar 22 subjekte politike, iniciativa qytetare dhe kandidat të pavarur.

Këtë vit qytetarët e Gjilanit pritet t`i zgjedhin 35 këshilltar komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.