RCCOLA

Në Anamoravë nis ndërtimi i qendrës më të madhe tregtare për perde dhe tepihë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Gjilan ka nisur ndërtimi i qendrës më të madhe tregtare për perde dhe tepihë ndërsa investitor është “NOTA Brilant Design$ Style”. Pronari Ardian Sylejmani në hapjen e punimeve tha se vlera e investimeve arrin rreth 5 milion euro kurse pritet të punësohen mbi 100 persona.

Në prani të shumë bizneseve, zyrtarëve komunal, të premtën ka nisur ndertimi i qendrës më të madhe tregtare në Anamoravë e më gjerë që ndodhet në hyrje të fshatit Livoq.

Kompania e njohur “NOTA Brilant Design $ style” e cila ka një emër të njohur në tregun kosovar dhe botëror për perde e tepihë është investitore e kësaj qendreje.

Mobi Casa

Ardian Sylejmani pronar i kompanisë duke vendosur gurëthemelin tha se në emërt të zotit kjo qendër tregtare do të jetë në shërbim të Gjilanit e Anamoravës dhe në shërbim edhe të klientelës sonë të madhe që e kemi krijuar nëpër tërë botën. “Jam i sigurt se ky investim që shkon mbi 5 milion euro do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Gjilanit dhe Anamoravës. Zotohem se “NOTA Brilant Design – Style” do të jetë në funksion të vlerave dhe avancimit të teknologjisë së perdeve dhe tepihëve” tha Sylejmani.

Kurse në emër të institucioneve ka përgëzuar dhe folur Arbër Ismajli” Ky investim i bënë nder Gjilanit e Kosovës dhe me plotë gëzim e përgëzoj investitorin. Kudo që kam ecur nëpër Evropë kam hasur vetëm në lavdërata e punë cilësore për këtë kompani” shtoj Ismajli.

Ndryshe në këtë eveniment të rëndësishëm në fushën e ekonomisë merrnin pjesë edhe biznesmen e zyrtar nga Vitia, Parteshi e Gjilani./rajonipress/