FITORJA

Në 71 – vjetorin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve në xhaminë e Pozharanit të Vitisë

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në vend se të festojnë “Bozhiqin” serbët kryenin masakra ndaj shqiptarëve. Më 7 janar të vitit 1945 atëherë kur lufta e Dytë botërore kishte përfunduar e qytetarët shpresonin se fituan lirinë, në Pozharan të Vitisë në xhami të fshatit ndodhi masakra më e tmerrshme në Kosovën e atyre viteve ndaj shqiptarëve.

Në rajonet e ndryshme të Kosovës, në etapa të ndryshme historike serbet kryen dhe realizuan një varg masakrash ndër vite si në të kaluarën, ashtu edhe në luftën e fundit në Kosovë. Mbahen mend dhe evokohen edhe sot me dhembje nga më të moçmit që përjetuan masakrat e sidomos atë të fillimvitit 1945 në Pozharan të Vitisë.

Ndër masakrat e tilla me të cilat serbet nuk ngopeshin me gjakun e shqiptarëve me synim për të shporrur dhe çrrënjosur tërë qenien shqiptare e ajo ndodhi në Pozharan të Vitisë më 7 janar të vitit 1945 në ditën e Bozhqt serbë. Ajo çka ndodhi ishte një dramë rrënëqethëse me personazhe shumë të ndryshme dhe një ngjarje që ka tronditur tërë popullatën shqiptare të pafajshme të Anamoravës dhe KARADAKUT.

Plojën e egër mbi shqiptarët e iniciuan dhe e kryen serbët fqinj

Ata që nuk ngopeshin me brutalitet ndaj fqinjëve të tyre ishin pikërisht sërbët e Pozharanit të cilët edhe kishin iniciuar dhe organizuar dhe kryer ndaj bashkvendasëve shqiptarë dhe kjo plojë e tyre kishte nisë me 27 dhjetor 1944 dhe zgjati deri më 7 janar 1945 pra plotë 11 ditë me që rast e arriti kulminacionin e vet pikërisht në ditën e Kërshendellave/ Bozhiqit/ orthodoksenë Xhaminë e fshatit Pozharan.

Ditën kritike u tubuan afër 200 shqiptarë pozharanas të moshave të ndryshme të cilët së pari u dërmuan me dajak dhe mjete të tortura e nga plagët e marra në këtë rrahje aty për aty gjetën vdekjen 4 pozharanas, kurse ndër më të zgjedhurit e tyre të cilët mbetën gjallë u dërguan në Burgun famëkeq të Gjilanit.Ndërsa prej tyre 17 pozharanas nuk u kthyen kurr nga aty të gjallë dhe atyre nuk u dihen as varret.

Edhe para kësaj ngjarje tronditëse ndodhën katrahura mbi shqiptarët e kësaj ane në Karadakut, por për nga mënyra se si është realizuar kjo masakër në Xhaminë e Pozharanit që ndodhi më 7 janar 1945 dallon për brutalitet të paparë. Sepse duhet të theksohet se këtë plojë e iniciuan dhe e kryen sërbet kolonist kundër fqinjëve të tyre shqiptarë.

Në këtë plojë të cilëve u ndihmuan edhe pjesëtarët e Brigadës së XVII partizane- maqedonase e cila në histori njihet si brigadë famëkeqe që bëri zullume të mëdha ndaj popullatës shqiptare.

Ky masakër ndodhi pas mbarimit të luftës/pra në kohën e paqes / duke përdor mjete të ftohta dhe të topitura në tërë atë kërdi që ishte kurdisur dhe kryer në objekt sakral. Masakra e Pozharanit pati jehonë të madhe dhe la vrragë të thella e trishtuese jo vetëm për banorët e Pozharanit të komunës së Vitisë por edhe në tërë Anamoravën.

Sot kur këtë e rikujtojnë pas 71 vjetësh kur ka ndodhë, një numër i pakët i atyre që kanë mbijetuar këtë masakër dhe që ende janë gjallë, thonë se me gjakftohtësi i tubuan shqiptarët së pari në oborrin e komunës së atëhershme të Pozharanit rreth 200 veta të cilët i mbanin të lidhur me litarë dorë për dore nga katër veta, ishte një dhembje e papërshkrueshme për ata të cilët ishin në duart e serbeve të egërsuar sepse viktimat ishin prej 17 deri në 70 vjet dhe u dërguan në xhami të fshatit ku filluan torturat ndaj tyre dhe rrahjet shtazarake nga serbet, duke shfryer epshet e tyre shoveniste
duke sjell zi dhe tmerr për banorët e këtushëm.

GRANDEMALL

Në zbatimin e këtyre torturave shtazarake dalloheshin: Vukashin Kovaqeviq, Lluka Vladushiq, Cedomir Andrijasheviq, Milan Jariq etj. Rënkimi nga të rrahurat, britmat e të maltretuareve nga xhamia dëgjoheshin shumë larg. Për këtë ngjarje rrëfejnë në mënyrë episodike edhe Idriz Zuka, Sejdullah Alidema dhe Qahil Zuka/tani i ndjerë/, që atëbotë ishin të moshës jomadhore. Ata rrëfejnë për trishtimet e asaj dite makabre.”Ne qanim në pamundësi që të bëjmë diç në ndihmë të afërmeve tanë që torturoheshin dhe mbyteshin nga serbet. Ato ditë të para të Janarit sipas rrëfimit të të ndjerit Rashit Zukes /79 vjeçar/ sikur edhe “zoti ua kishte kthyer shpinën shqiptareve”, sepse atë kohë dimri ishte shumë i ashpër me acar e trashësia e borës kishte arritë afër një metër”

Shumë njerëz u mbytën në burgun famëkeq të Gjilanit

Nga dajaku dhe torturat ndër të parët në xhami është mbytur Shaban /Haliti-Alidema /ish kryetar i komunës së Pozharanit dhe bashkëpunëtor i afërt i Hysen Tërpezës/, pastaj Misin Xheladin Alidema, Ajet Fejzë Tërzqi dhe Ahmet / Mustafë/ Zuka, të cilët varrët i kanë në varret në oborrin e Xhamisë në Pozharan.

Ndërsa 24 pozharaanas të tjerë nga grupi që ishte dërguar në Burgun e Gjilanit të përzgjedhur nga sërbet e ku përjetuan shfrenimin e egër të serbëve ndaj tyre. Pra për të gjithë këta dhe të tjerët dhe vdiqën më vonë u likuiduan dhe u mbytën në xhami dhe në burgun e Gjilanit.

Ndërkohë që 14 pozharanas që kurrë nuk kthyen nga ky burg e as që dihet se ku janë varrosuar pas mbytjes dhe pjekjes për së gjalli në furra!!!.. Ndërkohë që njëri nga ata që kishte përjetuar këtë tmerr i ndjeri Selim Pira, e që vdiq në korrik të vitit 2008 në moshën 85 vjeçar/e i cili sa ishte gjallë i rrëfeu autorit të këtij shkrimi disa nga sekuencat e asaj ngjarjeje makabre, rrëfente këtë ngjarje./ Citojmë disa nga fjalët e tij. “Ishim të mbyllur në xhami dhe ishim maltretuar nga sërbet, por nuk mundë të kujtohej se kush e shpëtoi atë nga me e keqja pra vdekja. “Jam shumë i lumtur që këto ditë të pleqërisë së thellë po i shijoj në liri, por kamë dëshirë që populli shqiptarë në Kosovë të jetë unik dhe të punojë bashkarishtë për shtetin e Pavarur të Kosovës, ngase kjo që na ndodhi neve brezit tonë duhet të jetë doemos mësim për brezat e ardhshëm se çka mund të ndodhë shqiptarëve në çdo moment nga serbet” thoshte i ndjeri Selim Pira. E njëjtë si xha Selimi rrëfenin edhe tashmë të ndjerët Rashit S.Zuka dhe Qahil Zuka.

Ndryshe në fund duhet theksuar se që të gjithëve që u ekzekutuan dhe disave që mbetën gjallë nga kjo masakër pushteti i atëhershëm jugosllav-komunist-çetnik i shpalli si “armiq” të popullit duke ua konfiskuar edhe pasurinë e palujtëshme dhe duke u mohuar shumë të drejta njerëzore si atë të shkollimit, punësim.

Ndërkohë që në bazë të dokumentacioneve valid me të cilat disponojnë edhe sot familjarët më së keqi e pësoi familja e Shaban Halitit-Alidemës, ish kryetar i atëhershëm i komunës së Pozharanit i cili edhe ishte viktima e parë e kësaj masakre makabre të kryer nga serbët .Atij iu konfiskua e tërë pasuria e patundshme mbi 10 hektarë, kurse familjes iu mohua çdo e drejtë njerëzore si në shkollim, në punësim etj. Një “fat” të tillë e përjetoi edhe familja e Januz, Behxhet dhe Izet Alidemës, ndryshe babai, dhe dy axhallarët e patriotit dhe atdhetarit mr.Halil Alidemës.

Emrat e pozharanasve që u ekzekutuan në vende të ndryshme

Osman Alidema, Shefki Alidema, Ali Alidema,Tefik Alidema, Osman Alidema, Adem Alidema, Latif Pira, Abaz Ramiqi, Ali Tafë Ramiqi, Rifat Tërziqi, Bajram Tërziqi, Sylë Syla, Rexhep Ostërgëllava, Tahir Dragobuzhda, Isak Zuka, Rexhep Qerkezi, Behxhet Alidema, Jonuz Alidema, Shaban Haliti, Misin Alidema, Ajet Fejzë Tërzqi dhe Ahmet / Mustafë/ Zuka./aziz zuka/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.