Në 5-vjetorin e vdekjes, Xhemajl Hyseni – njeriu që punoi pa luhatje dhe me ngulmë
Gjilan – Xhemajl Hyseni u gjend aty ku e deshi puna e jeta. U bë një emër i njohur për të gjithë gjilanasit, i cili, dalëngadalë u ngrit edhe në skenën politike tek ne. U zgjodhe i pari i Komunës së Gjilanit. Ai ishte një njeri urtak, fjalë pak, zë trashë, por shumë i qartë dhe burrëror.
Thonë, puna e lartëson njeriun. E bën “faktor”. Kjo është fakt. Në një kohë të perënduar, kur organet e dhunshme serbe vepronin në çdo kënd të Kosovës, duke u munduar ta nënshtrojnë popullatën shqiptare për ta përulur në çdo mënyrë të përuljes, sidomos atë intelektuale, në anën tjetër, rezistenca shqiptare vepronte dhe nuk zmbrapsej. Andaj, në këtë kohë vendimtare, edhe në Gjilani me rrethinë, është bërë rezistencë e madhe ndaj organeve të dhunshme të okupatorit serb.
Aty në këndin e shkollës fillore të qytetit “Selami Hallaqi”, në Gjilan, ka vepruar Këshilli i Arsimit, një Organizatë “celulë atdhetare” e ndarë nga të tjerët, por shumë e fuqishme e shtetit të Kosovës, e cila i tubonte “lekët” e popullatës për arsimdashësit e Anamoraves e më gjerë. Aty, jo si hije, por si Qëndresë kohe e jete, qëndroi i patrembur e plot elan e fuqi pune, z.Xhemajl Hyseni me disa shokë të tjerë. Ishte ky njeri intelektual i ngritur nga Malësia e Karadakut, por vepronte e jetonte në Gjilan. Ai me Hetem Kosumin, Ymer Halimin (i ndjerë) e me disa të tjerë, ndonëse të përcjellë hap pas hapi nga organet e dhunshme serbe, punuan dhe vepruan me ngulmë për shtetin shqiptar, Kosovën e pavarur.
Dhe, kur erdhën kohë “tjera”, z. Xhemajl Hyseni u gjend aty ku e deshi puna e jeta. U bë një emër i njohur për të gjithë gjilanasit, i cili, dalëngadalë u ngrit edhe në skenën politike tek ne. U zgjodhe i pari i Komunës së Gjilanit. Ai ishte një njeri urtak, fjalë pak, zë trashë, por shumë i qartë dhe burrëror. Ta përkujton një aktor që nga shpirti e mendja e do artin, punën e jetën. Xhemajl Hyseni ishte lindur, më 1956 në Gjilan. Por, edhe jetoi në Gjilan. E ka të kryer Fakultetin Ekonomik. Ishte shkollar i merituar dhe i njohës i mirë i ekonomisë e fusha të tjera të jetës. Xhemajl Hyseni, që sot e 5 vjet na mungon, dhe shembullin e njeriut të mirë dhe fjala e tij kudo zuri vend në çdo “kuvend”.
Gati në çdo punë, ai ishte njeri fort modest. E jetonte jetën me rrethin që vepronte. E deshën të gjithë, por edhe ai ua “kthente” këtë respekt njerëzor. Nuk ka “gufuar” e as nuk ka ngre zërin kryengritës të pa nevojë, por përherë ka qëndruar si urtak i mirë e fitues. Dhe, ashtu, aktivitet pas aktiviteti, ai u bë i pari i Gjilanit. Nuk ishte nga ata që i rrinte e që qëndronte si “hije”, por ishte nga ata që i pati hije puna e respekti ndaj të gjithëve. Gjilanasit e respektuan dhe e nderuan mjaft shumë. Pse jo? Nuk bëri përçarje, përkundrazi, ai afroi njerëz të moshave të ndryshme. Si i tillë, ai ishte aktivisti dhe komunikuesi më i mirë në mes njerëzve. Dhe, jo vetëm kaq.
Së voni ai u bë kryetar i Lidhja Demokratike të Dardanisë në Gjilan. Të shtojmë edhe këtë se, me aktivitet politik është marrë që nga formimi i LDK-së në Kosovë. Ishte njëri nga themeluesit e Degës në Gjilan dhe anëtar i Kryesisë së parë dhe kryetar i degës. Po ashtu Xhema ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, aktualisht ishte nënkryetar në nivel qendror të LDD-së. Ka punuar në KT “Integj” dhe në KKF (Këshillin Komunal të Financimit që shtuam më lartë). Që nga viti 2000 deri në dhjetor 2004 ka qenë nënkryetar i komunës së Gjilanit, ndërsa nga dhjetori i viti 2004 është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku edhe ishte në këtë post.
Por, ja vdekja, ajo që vjen pa ftesë. Ajo e mori para kohe. Por, ja Xhemajl Hyseni, ish kryetar i komunës së Gjilanit, ndonëse fizikisht nuk është në mesin tonë, ai jeton përjetësisht me ne. Jeton dhe vepra e tij kurrë nuk do të harrohet. Ajo ka mbetur “gjallë”, sidomos afrimin me njerëz në mes vete.
Por, s’duhet të harrohet edhe kontributi i tij i madhë në ndërtimin e rrugës së Malësisë së Karadakut, e cila rrugë e “Mbretit” së shpejti do të bëhet realitet që do të lidhë Maqedoninë me Kosovën. Kjo është vepër e madhe jetësore e tij. Vdiq në Gjilan, më 2011./tefik selimi/rajonipress/


