Eko Higjiena

Në Kamenicë përmbyllet manifestimi “Epopeja e UÇK”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari Qëndron Kastrati së bashku me kabinetin e tij dhe zyrtarë të tjerë komunal kanë marrë pjesë në ndezjen e zjarrit tek varrezat e dëshmorëve, në kuadër të manifestimit “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se në këtë manifestim nderuan familjen Jashari dhe të rënët për liri.

RCCOLA

“Manifestimin “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, e përmbyllëm me ndezjen e zjarrit pranë varrezave të dëshmorëve. Me veteranët e luftës e familjarë të dëshmorëve, nderuam familjen Jashari, dëshmorët e kombit e gjithë të rënët për liri. Falënderoj ekipin e Zjarrëfikësve që ishin të pranishëm. Lavdi!”, ka thënë ai.

Ndryshe për nderë të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u organizuan disa aktivitete në Kamenicë./rajonipress/