UBT

Ndryshimi vije nga ne, nga gratë e LDK-së

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Valentina Bunjaku Rexhepi – Ndryshimi vije nga ne, nga gratë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga dy liderët tanë të pakontestueshëm zotit Isa Mustafa kandidat i yni i nominuar për kryeministër të Republikës së Kosovës, dhe zotit Lutfi Haziri kandidati ynë për kryetar të Gjilanit.

Ky program mbështetet në solidaritetin midis të fuqishmeve dhe të dobëtëve të shoqërisë sonë dhe ai u flet të gjithëve. I flet çdo qytetari, burrë apo grua, që synon e punon për një të ardhme më të mirë e më dinjitoze për familjen e për fëmijët e tij.

I flet çdo të papuni, burrë apo grua, që endet pa shpresë zyrave të administratës komunale apo biznesit privat që sa vjen e tkurret nga monopolet e konkurrenca e padrejtë.

I flet çdo të riu, djalë apo vajze, që synon të arsimohet e të jetë konkurrent në një treg pune gjithnjë e më të hapur.

I flet çdo pensionisti, burrë apo grua, që mezi mbyll muajin se s’ia del dot me çmimet e ujit, rrymës e tani edhe ilaçeve të shtrenjtuara.

I flet çdo vajze që do të bëhet nënë, e çdo nëne që meriton të rrisë fëmijët e saj në një ambient të pastër e të sigurt. I flet 95% të Gjilanasve që paguajnë më shumë taksa, por iu flet edhe 5% të tyre që paguajnë me pak po pa asnjë garanci se do mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre privat në një klimë të drejtë e konkurruese.

I flet çdo nëpunësi civil, burrë a grua, që ngjit shkallet e karrierës me meritë e nuk meriton të flaket sa herë ndërron pushteti. I flet burrave dhe grave, qytetarëve të thjeshtë që nuk gjejnë drejtësi në vendin e tyre. U flet edhe atyre që janë lodhur se ndjeri të poshtëruar nga ata që i bishtnojnë drejtësisë duke përfituar në kurriz të të tjerëve. I flet çdo gruaje që vuan dhunën por edhe shpërfilljen.

Trashëgimia e prapambetja nuk janë arsye që justifikojnë qeverisjen e keqe te Gjilanit, mungesën e shërbimeve sociale, mungesën e politikave favorizuese e stimuluese për aftësimin e punësimin e grave. Nuk janë justifikime pse në Kosove papunësia është mbi 60% ku një pjese e madhe e kësaj përqindje janë gra.

ARKATANA

Andaj te nderuar pjesëmarrës te kësaj konvente ky program u drejtohet gjithë atyre grave, motrave dhe nenave tona që janë lodhur nga kjo keqqeverisje, nga ky pushtet i pangopur që dita ditës merr të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ne do t’i kthejmë dinjitetin grave, dhe dinjiteti është punë, punë, punë. Ne do të përgjysmojmë papunësinë femërore. Të gjitha grave dhe vajzave do t’u ofrojmë një shans punësimi, vetëpunësimi ose trajnimi brenda një viti. Do të zbatojmë politika ekonomike që do të krijojnë vende të reja pune, të mirëpaguara dhe të denja për çdo grua. Do të financojmë programe të posaçme për vetëpunësim dhe punësim në zonat rurale.

Ne do t’i bëhemi krah çdo studenteje të shkëlqyer, çdo gruaje që është shembull suksesi në art, kulturë, sport, shëndetësi e shkencë por do t’i bëhemi krah edhe çdo gruaje që ka nevojë për ndihmë për të shkolluar fëmijët, çdo zonje shtëpie që nuk mbyll dot muajin për familjen e saj duke i zëvendësuar kafshatën e ndihmës ekonomike me mundësi reale punësimi.

Do t’i bëhemi krah çdo gruaje që vuan dhunën duke e parandaluar e luftuar atë që ajo të mos mbjellë farën e saj të keqe tek dëshmitarët e brezit të ardhshëm. Së fundmi, ne gratë kemi një sfide. Sfida është të bindim burrat dhe djemtë qe ne jemi ndryshimi.

Dhe unë sot ndihem krenare e jam plot shpresë sepse besoj tek forca emancipuese dhe aftësia qeverisëse e liderit tone te pakontestueshëm Lutfi Haziri

Besoj tek programi ynë i cili shpërfaq gjithë pasionin për një shoqëri të drejtë, të ndërtuar mbi bazën e demokracisë sociale që ka në epiqendër çdo grua a vajze që ka nevojë për më shumë përkujdesje e mbështetje sociale dhe çdo grua a vajzë që meriton të ecë përpara e të shkëlqejë.

Valentina Bunjaku Rexhepi, Kryetare e FG te LDK-së në Gjilan