Fundamenti

Ndryshimet në pushtet, Thaçi president e Haradinaj kryeministër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një koalicion qeverisës i PDK-së dhe AAK-së, nëse jo në vjeshtën e këtij viti, do të mund të ndodhë pas zgjedhjeve nacionale, të cilave do ti paraprinin ato presidenciale, ka thënë të martën një burim i gazetës koha ditore, i afërt me kryeministrin Hashim Thaçi.

Ai ka përmendur edhe kushtet që duhet përmbushur para se koalicioni të ndodhë. Bashkëqeverisja ndërmjet këtyre dy subjekteve të dala nga lufta, do të mund të ndodhë në rast se të dyja lëshojnë pe nga disa vija të kuqe që kanë vënë.

Uji Dea

Thaçi, thotë burimi, edhe mund të përmbushë insistimin e AAK-së që ai të mos drejtojë Qeverinë.