UBT

Ndryshimet administrative territoriale në Republikën popullore të Serbisë në vitin 1834 – 1954

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Xhemaledin Salihu – Komuna e Leposaviqit dhe disa vendbanime të komunës së Rashkës iu bashkëngjitën Kosovës, më vitin 1959/

Gjatë vitit 1834, si shihet edhe në këtë hartën nr.1, Serbia ishte e ndarë në 5 krahina dhe 119 rrethe.

“…Ka nevoja imperative gjeografike dhe ekonomike. Kjo ishte e qartë: lugina e Moravës dhe Vardarit janë një tërësi gjeografike, në to patjetër duhet të ndërtohet një shtet. Në këte duhet kërkuar edhe at synimin, i cili është zhvilluar në Serbinë e Moravës, që ajo të shtrihet dhe të zgjërohet kah Jugu, në Luginën e Vardarit.Në pikëpamje territoriale është synimi kryesor, të cilin e shfaqte ky shtet, synim që para 3 dekadave ishte synim i pavetëdijshëm. Pas çlirimit të Serbisë 1804-1815, ajo tri herë, më 1833, më 1878 dhe herën e fundit më 1912, vazhdimisht është zgjëruar… Pas vitit 1880 kur mbaroi ndërtimi i Hekurudhës Beograd-Selanik, zgjërimi i Serbisë kah jugu u bë synim i vetëdijshëm, program nacional.” shkruan Jovan Cvijiqi.

Harta e Jovan Cvijiqit

Zgjërimi i Serbisë
Kuvendi Popullor i Republikës Popullore së Serbisë, më 18 prill 1947 aprovoi Ligjin mbi ndarjen administrative territoriale të Republikës Popullore të Serbisë, sipas së cilës njësi administrative territoriale ishin: rrethet, qytetet, rajonet qytezë dhe këshillat lokale popullore ose vendbanimet qytetare.

Kështu me aprovimin e këtij Ligji, Preshevës iu hoq njësia administrative territoriale rrethi dhe u themelua rrethi i Bujanocit, me qendër në Bujanoc.

Presheva që nga themelimi i Kazasë së Preshevës në kuadër të Vilajetit të Kosovës, Sanxhakut të Prishtinës, pas Kongresit të Berlinit, më 1878 kishte në përbërje edhe Nahinë e Bujanocit dhe të Tërgovishtës deri më 1918, pastaj me themelimin e Jugosllavisë Mbretërore, më 1919 ishte rreth në Banovinën e Vardarit, me qendër në Shkup, me qarkun në Kumanovë, deri më 1947 dhe kishte në përbërje edhe Bujanocin dhe Tërgovishten.

Më 6 tetor 1949, Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Serbisë nxorri një Dekret mbi ndryshimet administrative territoriale të ndarjes së Republikës Popullore të Serbisë dhe disa vende u shpallën qytete: Bujanoci u shpall qytet.

Në Kosovë, qytet u shpallën: Vushtria, Gjilani, Gjakova dhe Ferizaji
Shumë ndryshime administrative territoriale ndodhën prej vitit 1944 deri më vitin 1954.Kështu në Kosovë, më 1947: nga rrethi i Vushtrisë, në rrethin e Zveçanit kaluan: Bajgora, Maxherja.

Pastaj nga rrethi i Gjilanit, në rrethin e Bujanocit kaluan: Kijeva, Konçuli, Maxherja/Preshevë-komuna/, Ranatoci/Preshevë-komuna/.

Më vitin 1947: nga rrethi i Gjilanit, në rrethin e Bujanocit kaluan:Ceravajka/Preshevë-komuna/, Konçuli, më 18.IV.1947/Fletorja zyrtare nr.17/1947/.

Më 7.XII.1947, nga rrethi i Gjilanit në rrethin e Bujanocit kaluan: Maxherja, Ranatoci /Preshevë-komuna/ /Fletorja zyrtare nr.59/1947/

ARKATANA

Në verën e vitit 1947, nga rrethi i Gjilanit, në komunën e Preshevës kaluan: Kurbalia, Staneci, Seferi, Buhiçi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Ranatoci, që gjithmonë dhe pandërprerë ishin pjesë e Kosovës, deri në vitin 1947, çuditërisht shkëputen nga ajo dhe i bashakngjiten Preshevës.

Më 1949: nga rrethi i Kamenices në rrethin e Bujanocit kaloi: Zarbinca

Gjatë ndryshimeve të këtij viti askund nuk përmendet komuna e Zvecanit dhe e Zubin Potokut.

Më 9.IV.1952, nga rrethi i Pcinjës/Vranjë/, në rrethin e Bujanocit kaluan: Barbaca dhe Novosella/Fletorja zyrtare nr.15/1952/.

Më 1.III.1949: nga rrethi i Kamenicës, në rrethin e Bujanocit kaloi: Zarbinca/Fletorja zyrtare nr.11/1949/.

Poashtu disa ndryshime ndodhën ndërmjet rrethit të Gjilanit dhe Kamenicës, kur disa fshatra kaluan në rrethin e Gjilanit.

Gjatë vitit 1959, ndodhi kalimi i Leposaviqit në Kosovë, komunë e pastër serbe dhe askush nuk pati shpjegim pse ndodhi ky bashkim i Leposaviqit me Kosovën, bile thuhet nuk ka as dokumentacion lidhur me këtë bashkim të Leposaviqit në Kosovë.

Leposaviqi u nda nga rrethi i Rashkës dhe Ibrit dhe iu bashkëngjit Kosovës, sipas një variante për ta përforcuar elementin serb në Kosovë. Këtë e sforcoi, në atë kohë Slobodan Peneziqi-Kërcuni.

Varianta e dytë që përflitet ndodhi me kërkesën e Shqiptarëve dhe se Leposaviqin Petar Stamboliqi ia dhuroi Kosovës, për shkak të disa arsyeve gjeografike.

Mirëpo lidhur me bashkëngjitjen e Leposaviqit Kosovës, asnjë herë nuk u dha shpjegim i saktë dhe i vërtetë. Edhepse flitet se Leposaviqi iu bashkëngjit Kosovës, për tu zgjedhur delegat Petar Stamboliqi.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Kosova dhe Metohija/Kosova/ iu kthyan ish_Jugosllavisë dhe hyn në kuadër të Republikës Popullore, më vonë Socialiste të Serbisë.
Autonomi Krahinore e Kosovës dhe Metohisë u shpall më 10 korrik 1945.

Kufijt e sotëm, ajo i fitoi më 1959, me shtrirjen e saj në veri, kur disa pjesë të komunës së Rashkës, të banuara me popullatë serbe iu bashkëngjitën Kosovës, komunës së Leposaviqit, e cila ishte në kuadër të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.