UBT

Ndryshime në Forumin e Gruas së AKR-së në Gjilan

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryesia e Forumit të Gruas me shumicë absolute të votave, pozitën e Kryetares të Forumit të Gruas iu besoj Nënkryetares së parë të deritanishme znj. Vjollca Matoshi Gagica, Nënkryetare znj.Shpresa Avdiu Mehmeti kurse për Sekretare u emërua znj.Elizabeta Abazi, dhe në ditët në vijim priten dhe shumë aderime të reja nga një numër i madh i Grave, Forumit të Gruas të AKR-së në Gjilan do t`i kthehet dinjiteti që e ka pas më herët.

Gratë nuk janë, nuk kanë sesi të jenë thjesht një numër ose diçka më pak brenda AKR-së sepse ato janë shtylla kryesore, ato luajnë një rol kyç dhe të rëndësishëm dhe janë faktori kryesor për çdo ndryshim apo zhvillim në vendin tone, po ashtu gratë janë kategoria më e vlefshme e një shoqërie. AKR më shumë se secili subjekt politik i promovon këto vlera dhe ju jep hapësirën ma të madhe përbrenda organizimit të saj që gratë të jenë në pozitat më vendimmarrëse të partisë dhe të jenë sa ma të faktorizuara.

Forum i Gruas në Degën e Gjilanit pas Kuvendit të saj të mbajtur me dt. 29.09.2016 neglizhoi punën dhe aktivitetet në tërësi duke mos mbajtur mbledhje në zyret e partisë, po edhe ato mbledhje të cilat i ka mbajtur i ka mbajtur jo të rregullta, pa proces verbal e pa asnjë listë të nënshkrimeve të anëtareve të Kryesisë, dhe e tëra kjo ka ardhur si rezultat i sabotimit të punëve dhe arrogancës së ish Kryetares Ymrane Shahiqi me gjithë hierarkinë e Degës si në nivel lokal po ashtu edhe atë qendror duke mos raportuar asnjëherë për ndonjë zhvillim në Forumin e Gruas.

Dhe veprimet e saj të pakonsultuara me anëtaret e Kryesisë se Forumit të Gruas të një anshme duke u thirrurr në emër të tyre në deklarata për shtyp, portalet lokale të qytetit kinse Forumi i Gruas nuk e njeh Kryetarin e Degës, ka ngjallur një revolt nga shumica e përgjithshme e anëtarëve të Kryesisë së Forumit të Gruas ndaj këtyre të pavërtetave që nuk qëndrojnë fare me realitetin.

FIDANISHTJA

Duke e pare këtë bllokim total dhe izolim të Forumit të Gruas ekskluzivisht nga ish Kryetarja Ymrane Shahiqi, dy Nënkryetaret dhe pjesa absolute e Forumit të Gruas, iniciuan dy takime të njëpasnjëshme për të dalur nga kjo gjendje e krijuar pa nevojë dhe që si shërben me asgjë Degës së AKR-së në Gjilan në zhvillimin e saj e që është në ditët më të mira të saj.

Në takim morri pjesë edhe znj.Mirlinda Gashi Koordinatore në nivel qendror, si dhe z.Vesel Makolli Koordinator në nivel qendror, Kryetari i Degës, Ismet Hajdini, duke e pare gjendjen e krijuar përbrenda Forumit të Gruas duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër për të vepruar ndryshe u ndërmorën disa vendime të cilat u miratuan nga Kryesia e Forumit të Gruas me shumicë absolute të votave, pozitën e Kryetares të Forumit të Gruas iu besua Nënkryetares së parë të deritanishme znj. Vjollca Matoshi Gagica, Nënkryetare znj.Shpresa Avdiu Mehmeti kurse për Sekretare u emërua znj.Elizabeta Abazi, dhe në ditët në vijim priten dhe shumë aderime të reja nga një numër i madh i Grave, Forumit të Gruas të AKR-së në Gjilan do ti kthehet dinjiteti që e ka pas më herët .

Për besimin e dhënë Kryetarja Vjollca Matoshi Gagica i falënderoj anëtaret e Kryesisë dhe u zotua për një punë dhe një qasje më ndryshe se siç ka qenë deri me tani, premtoi një bashkëpunim me të gjitha Gratë dhe se do të hapë Forumin e Gruas shumë më tepër që të jetë më gjithëpërfshirës.

Mbështetje dhe bashkëpunim për të gjitha aktivitetet dhe organizimet që do t`i ketë Forumi i Gruas i AKR-së në Gjilan i ofroi dhe Koordinatorja në nivel qendror znj.Mirlinda Gashi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.