ARKATANA

Ndryshim moti në vikend, sot shtrëngata shiu e nesër më shumë diell

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të jetë më freskët dhe me shtëngata shiu. Nga nesër pritet të ketë më shumë diell, raporton Express.

Fundjava parashihet të sjell përkeqësim të motit, me rënie të temperaturës, me kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi qysh nga orët e para të ditës. Ditën e diel e të hënë do të ketë më shumë diell, por se mbeten ende kushte që përreth viseve malore të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Të martën parashihet mot kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje vije sërish te përkeqësim i motit me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Ditën e mërkurë mbetet mot jostabil, me vransira, diell, dhe kushte për rrebeshe me bubullima.

Përgjatë fundjavës ndotja e ajrit mbetet e ulët me indeks të cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

14.05 – Mot jostabil, me vransira e diell. Që nga orët e paraditës priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi.

15.05 – Në mëngjes viseve të ulëta vransira të ulëta ose kushte për mjegull. Ditën më shumë diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Mobi Casa

16.05 – Kryesisht me diell.

17.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell gjatë ditës. Më vonë në mbrëmje mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

18.05 – Mot i ndryshueshëm, me vransira, diell, e ditën edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin edhe deri në 23C, me tendencë të rritjes deri të martën në 28C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 3-10m/s, e të hënën nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike me një tendencë të rritjes së lehtë mbi vlera normale./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.