HW

Ndodhë edhe kjo në Gjilan: I angazhuari me kontratë për punë dhe detyra specifike raporton për punën e stafit të rregullt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka publikuar Raportin e Punës për vitin 2025 të Drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, ku pasqyrohen aktivitetet, projektet dhe objektivat e arritura gjatë vitit ka shkruar në reagimin e tij Bashkim Isufi njohës i mirë i zhvillimeve komunale.

Postimi i plotë:

Nga përmbajtja e raportit përkatës, shohim se raporti i drejtorisë është punuar nga një i punësuar me kontratë për punë dhe detyra specifike, i cili nuk ka statusin e zyrtarit publik, me çka ka tejkaluar kompetencat e tij të cilat i takojnë.

Një person i angazhuar për punë dhe detyra specifike ka të drejtë të raportojë vetëm për detyrat dhe projektet ku është i përfshirë. Raportimi mbi punën e stafit të rregullt duhet të bëhet nga udhëheqësit e sektorëve tek drejtori dhe jo nga një person i angazhuar me kontratë për punë dhe detyra specifike.

FIDANISHTJA

Vetëm udhëheqësit e sektorëve mund të raportojnë për staf të rregullt, ndërsa i punësuari me kontratë për punë dhe detyra specifike mund të japë vetëm informacion mbështetës, por nuk ka kompetencë ligjore që të vlerësojë ose raportojë performancën e stafit të rregullt të drejtorisë. Ai nuk është pjesë e strukturës së menaxhimit të përgjithshëm, nuk ka kompetenca ligjore ose hierarkike mbi zyrtarët e rregullt, nuk ka status të zyrtarit publik dhe nuk bën pjesë në zinxhirin hierarkik të raportimit Udhëheqësit Sektorit – Drejtor.

Raportimi i tij nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e udhëheqësve të sektorëve. Ky veprim mund të cilësohet si shkelje administrative, sepse mund të krijojë paqartësi mbi përgjegjësitë dhe vlerësimin zyrtar të stafit.

Në të ardhmen, është e rëndësishme që raportimi i tij të kufizohet vetëm tek aktivitetet dhe projektet ku ai është aktiv, për të respektuar ligjin dhe hierarkinë administrative.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.