Ndodh edhe kjo në Gjilan, profesorët sulmohen me sëpatë
Gjilan – Policia e Kosovës në stacionin policor në Gjilan, përmes linjës emergjente ka pranuar një informatë se në shkollën e mesme të Bujqësisë në Lagjen “Arbëri” dy të dyshuar i kanë sulmuar mësimdhënësit e shkollës brenda objektit shkollorë.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit ku me të arritur në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarit njëri nga ta (i mitur). Në vendin e ngjarjes brenda objektit shkollorë është konfiskuar edhe një sëpatë ku dyshohet se i takon të dyshuarit të mitur nxënës i kësaj shkolle me të cilën dyshohet se ka tentuar t`i sulmojë dy mësimdhënësit-ankuesit e rastit raporton rajonipress.
Vlen të cekët se ankuesit kanë kërkuar ndihmën mjekësore pasi janë ankuar se kanë pësuar lëndime nga të dyshuarit.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Rasti nën hetime njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


