Mobi Casa

Ndodh edhe kjo, Artana ndanë buxhet për OJQ-të e Graqanicës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Komuna e Artanës ka ndarë mijëra euro për OJQ e Graqanicës edhe e tërë kjo në emër të këndelljes ekonomike. Ramush Mehmeti zëvendës kryesues në këtë komunë thotë se kjo është e padrejtë dhe e ka kundërshtuar këtë formë të ndarjes së mjeteve.

Ramush Mehmeti zëvendës kryesues në Komunën e Artanës tha se mënyra e ndarjes së mjeteve për OJQ e Graqanicës është e padrejtë dhe se ai ka kundërshtuar këtë mënyrë të shpenzimit të buxhetit për nevojat e OJQ të Graqanicës.

Fidanishtja

“Kuvendi komunal në mbledhjen e jashtëzakonshme ka vendosur që t`i ndaj 154000 mijë euro për katër shoqata nga Graqanica, ndërsa shoqatës “Kalaja” nga Novobërda ju ndan vetëm 10 mijë euro” tha Ramushi.

Ndryshe Komuna e Artanës ka marrë nga Qeveria e Kosovës 193.901.46 euro nga plani për jetësim programi për këndellje ekonomike. Në afatin e paraparë kanë konkurruar 9 aplikant me projekte të propozuara dhe bije në sy që shumica e këtyre OJQ janë nga Graqanica të cilat kanë përfituar deri në 60 mijë euro./rajonipress/