Ndizet alarmi i kuq, ky është lajmi më i keq për Kosovën

Analistët dhe njohës të kësaj fushe e konsiderojnë këtë goditje të radhës, që shteti i ri i Kosovës po e merr për shkak të kapjes së të gjitha institucioneve nga politika e inkriminuar, sepse kjo politikë po dështon çdo ditë e më shumë në drejtimin e drejtë të shtetit dhe po e lë vendin pa anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Politikanët e kriminalizuar urgjentisht duhet të arrestohen, të mos lejohen të vazhdojnë kështu me ndërhyrje dhe kapje kriminale të të gjitha shtyllave të shtetit. S’ka më lojëra me drejtësi,arsim e shëndetësi”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së arsimit në Kosovë, e konsiderojnë goditje të rëndë dhe zhvlerësim të nivelit të arsimit në Kosovë, faktin që Agjencia Kosovare e Akreditimit, është ndëshkuar dhe nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Analistët dhe njohës të kësaj fushe e konsiderojnë këtë goditje të radhës, që shteti i ri i Kosovës po e merr për shkak të kapjes së të gjitha institucioneve nga politika e inkriminuar, sepse kjo politikë po dështon çdo ditë e më shumë në drejtimin e drejtë të shtetit dhe po e lë vendin pa anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Por për më keq, tash Kosova edhe po përjashtohet edhe nga ato ku ishte pranuar më parë, sikur që është rasti me Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Analisti dhe njohësi i kësaj fushe, Dardan Grapci thotë se përjashtimi i Kosovës nga ENQA, është një lajm tjetër shumë i keq që mundë t’i vie Kosovës.

“Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk është më pjesë e Asociacionit Evropian për sigurimin e Cilësisë në Arsim të Lartë, atëherë me të vërtetë është për të ardhur keq, është skandal shumë i madh për Kosovën, kurse klasa politike që do ta qeverisë këtë vend në mandatin e ri duhet të merr mësim nga këto dështime dhe largime nga organizatat me famë botërore, sikur që është edhe ky me largimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Tani kjo i bije që rinia kosovare nuk do të ketë të ardhme të mirë në arsim edhe për një kohë të gjatë me mundësi të integrimit në arsimin dhe edukimin e vendeve të tjera, për shkak të arsimit të dobët dhe politikës kosovare ku e kanë degraduar dhe po e degradojnë arsimin në Kosovë me vite”, tha Grapci për ”Kosova Sot Online”.

Grapci thotë se tanimë është koha e fundit e reformimit të thellë në fushën e arsimit dhe ndarjes së plotë të kësaj fushe nga ndikimi i politikës, sikur që duhet të ndodhë edhe me drejtësinë, dhe të ketë vetëm drejtësi të pavarur dhe krejtësisht profesional.

”Gjendja po bahet alarmante, prandaj sipas mendimit tim, edhe arsimi duhet të distancohet nga politika. Arsimtarët, profesorët, dekanët e universiteteve, të gjithë duhet të distancohen nga politika, e jo të futen nën sqetullën e politikës, duke bërë fushatë madje edhe në orët e mësimit”, tha analisti Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, është koha e fundit kur duhet të pastrohet edhe politika edhe drejtësia nga krimi që po e mban peng të ardhmen e Kosovës, madje duke ndikuar edhe në shkatërrimin e arsimit, kurse rinia po ikin jashtë vendit.

“Politikanët e kriminalizuar urgjentisht duhet të arrestohen, të mos lejohen të vazhdojnë kështu me ndërhyrje dhe kapje kriminale të të gjitha shtyllave të shtetit. S’ka më lojëra me drejtësi,arsim e shëndetësi. Nëse edhe kësaj radhe nuk instalohet një shtet i mirëfilltë ligjor, i së drejtës, nëse gjykatat i mbyllin sytë ndaj këtij krimi që ka kapur shtetin, atëherë sinqerisht po e them se rinia nuk ka më vend në Kosovë, nuk kanë faj që kanë ikur dhe që do të detyrohen të ikin ilegalisht nga ky vend në shtetet e BE-s për një jetë më të mirë, për shkollim, shëndetësi dhe punësim, sepse nuk kanë faj as qytetarët që po mllefosen me skandalet e njëpasnjëshme të politikanëve”, tha analisti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).