Fundamenti

Ndikimi i Lutfi Hazirit sjellë në Gjilan tri projekte të rëndësishme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri tha për rajonipress se është arritur të sigurohen tri projekte me rishikimin e projektbuxhetit. Rruga Pograxhë –Llovcë , rregullimi i trotuarit tek lagja Mulla Idrizi dhe ndërtimi i lapidarit në Llashticë.

Atë që nuk kanë arritur ta bëjnë si grup i deputetëve të Anamoravës , me gjasë ka arritur ta bëjë i vetëm Lutfi Haziri. Haziri tha për rajonipress se është munduar që me rishikimin e projektbuxhetit të nxjerrë dhe të sjellë në Gjilan tri projekte të rëndësishme në vlerë të 170 mijë eurove.

Haziri tha se është arritur që të futet në agjendë rruga Pograxhë –Llovcë , rregullimi i trotuarit tek lagja Mulla Idrizi dhe ndërtimi i lapidarit në Llashticë. “Janë tri projekte të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të Anamoravës. Në veçanti rruga Pograxhë – Llovcë është e një rëndësie të veçantë sepse ndalon shpërnguljen dhe shtonë optimizmin dhe shpresat që banorët e brezit kufitarë të bëjnë një jetë më të rehatshme” tha Haziri.

Uji Dea

Haziri sërish ka akuzuar deputetët nga radhët e PDK-së. “Deputetët e PDK-së nuk janë unik kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës. Ata tërë kohën kanë lobuar në mënyra individuale , por jo si grup dhe jo unik. Unë jam befasuar me Zenun Pajazitin i cili tërë kohën ka lobuar për një projekt në Poliqkë të Kamenicës, derisa ka heshtur për një projekt në vlerë të 200 mijë eurove në lagjen Zabeli i Sahit Agës” tha Haziri.

Haziri tha se ka gjetur mbështetje tek zyra e projekteve në Gjilan e cila edhe ka bashkëpunuar me deputetët e Anamoravës, por jo edhe zyrat tjera të cilat i kanë fshehur informacionet rreth projekteve.

Qemajl Mustafa ndërkaq i është gëzuar këtyre 170 mijë eurove dedikuar Gjilanit. “Për mua është me rëndësi që vijnë 170 mijë euro në komunë dhe unë u urojë këtyre mjeteve mirëseardhje. Nëse i ka nxjerrë Lutfi Haziri e falënderojë sinqerisht. Secili nga shtatë deputetët tanë po të kishin tërhequr nga 170 mijë euro kjo do të ishte 1 milion e 190 mijë euro. Do të ishte njëfarë investimi. Nëse ndonjëri nga deputetë është angazhuar për investime jashtë komunës së vet , por jo edhe për komunën, kjo nuk është punë për tu lavdëruar “ tha Mustafa. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.