Fundamenti

Ndihmoi në krijimin e Facebook-ut, tani është i riu amerikan më i pasur

/ 1 minutë lexim

Përveç të njohurit si thelemuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ekziston në fakt edhe një emër tjetër më pak i njohur, por që gjithashtu ka kontribuar në krijimin e rrjetit social më të madh në botë. E që tani, rezulton të jetë i riu amerikan më i pasur.

Fjala është pikërisht për Dustin Moskovitz, i cili është renditur nga prestigjiozja “Forbes” si më i pasuri për momentin për kategorinë e nën 45-vjeçarëve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mobi Casa

29-vjeçari, bashkë-themeluesi i Facebook-ut, i cili ka hyrë për herë të parë në listën e të rinjve më të pasur amerikanë në vitin 2010, ka arritur kështu që vetëm për tre vjet të ngjitet në krye të saj.

Dhe kjo, falë një pasurie prej 5.3 miliardë dollarësh, si edhe posedimit në të njëjtën kohë të kuotës prej 5% të aksioneve të rrjetit social më popullor në botë.