Ndihmohet Dajkoci
Kamenicë – Një projekt i vogël i një organizate me shpirt të madh. Me Islamic Relief u dakorduam që të sjellim ujin në Xhaminë e Dajkocit, të pastrojmë një deponi mbeturinash dhe të largojmë dheun që ka rrëshqitur në muret e Xhamisë, kërkesa këto të Këshillit Lokal të Dajkocit ka shkruar Fatmir Matoshi.
Fatmir Matoshi nënkryetar komune ka thënë se së bashku me Asamblistin Zekirja Sermaxhaj janë takuar me Imamin e fshatit Driton Krasniqi dhe Kryetarin e Këshillit Lokal Patriot Krasniqi, ku janë dakorduar që të përkrahen kërkesat e tyre që lidhen me infrastrukturën./rajonipress/


