Ndihmohen të riatdhesuarit e kthyer dhunshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjatë periudhës qershor – shtator 2013 , rreth 35 familje me 102 anëtarë në zyrën komunale për kthim dhe komunitete kanë bërë kërkesë për t`u asistuar e ndihmuar tha për rajonipress Ruzhdi Rashiti zyrtar për kthim të qëndrueshëm dhe komunitete.

Ruzhdi Rashiti tha se kërkesë për riatdhesim kanë bërë 35 familje me 102 anëtarë. Nga ky numër del se prej tyre 20 kërkesa janë të shqiptarëve , 10 të serbëve, 5 rome etj ose shprehur në përqindje del se 57.14% e numrit të kërkesave janë shqiptarë, 28.57% janë serb dhe 14.28 % janë rom.

Sipas grafikës që posedon Ruzhdi Rashiti del se shtetet ku kanë migruar këto familje janë në Francë 11 familje, në Suedi 11 familje, në Belgjikë 1 familje, në Zvicër 5 familje, në Luxemburg 3 familje, në Gjermani 3 familje dhe Danimarkë 1 familje.

Rashiti tha se këto familje kryesisht janë asistuar ose nevojat e tyre kanë qenë kryesisht me pako ushqimore dhe hixhenike, derisa nuk kanë munguar as kërkesat për dru zjarri, banim, plan biznesi, orendi, barna dhe renovim. Është interesant fakti se asnjë familje nuk ka kërkuar trajtim mjekësor, apo ndërtim të shtëpisë.

Mobi Casa

Mënyra e migrimit të familjeve ose personave sipas paraqitjes tabelare dhe përqindjes del se migrimi me familje arrin në 71.43 % ose rreth 25 familje dhe vetëm kap shifrën e 28.57 % ose 10 familje.

Sipas deklarimeve të personave të riatdhesuar pjesa më e madhe e tyre janë kthyer dhunshëm edhe pse nuk kemi dëshmi të plota për mënyrën e kthimit të tyre, por ne jemi bazuar në deklarimet e tyre tha Rashiti.

Lokaliteti ku janë kthyer të riatdhesuarit përfshinë pjesën urbane me 20 familje ose 51.14 % dhe pjesën rurale ose 15 familje me 48.56 %

Furnizimi me pako ushqimore dhe hixhenike. Këto familje përkatësisht individ gjatë kësaj periudhe janë furnizuar me ushqim dhe higjienë dy herë edhe atë në muajin korrik dhe shtator rreth 40 individ dhe 65 familje me gjithsejte 225 anëtar tha Rashiti. /rajonipress/