FIDANISHTJA

Ndihmohen të kthyerit nga vendet perëndimore

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Komuna e Kamenicës u ka dalë në ndihmë tri familjeve të kthyera nga Belgjika e Suedia. Ato janë ndihmuar me pako ushqimore e veshmbathje tha Teuta Kastrati.

Zyrtarja për kthim dhe riatdhesim Teuta Kastrati, ka mbajtur njw takim me komisionin komunal për riatdhesim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega në Gjilan. Gjatë këtij takimi u shqyrtuan tri kërkesa të kthyerve në Kosovë. Njëra kërkesë është vazhdim nga viti i kaluar.

Teuta Kastrati zyrtare për kthim dhe komunitete tha se familjet e kthyera nga vendet perëndimore janë familja 5 anëtarësh e Xhafer Avdullahut , nga fshati Koretin e cila është kthyer nga Belgjika .

Zyra komunale për komunitete dhe kthim, pasi i njoftoi anëtarët me kërkesat e këtyre familjeve të kthyera, kërkoi që të mbështeten me ndihmat e kërkuara brenda mundësive .

Hidromorava

Komisioni për këtë familje ka ndarë pako ushqimore dhe higjenike, furnizim me lëndë djegëse, akomodimi urgjent si dhe nevoja për ndërtimin e një shtëpie, pasi që personi në fjalë i plotëson kushtet për kërkesën e parashtruar.

Kurse, kërkesa tjetër ishte e Nakshije Kryeziut, pjesëtare nga komuniteti rom, e cila është kthyer nga Suedia me fëmijën dy muajsh, i cili nuk është i regjistruar. Kjo familje është vendosur në fshatin Berivojcë, në shtëpinë e babait të saj. Kryeziu, ka kërkuar që fëmija t’i regjistrohet në librin amë dhe të ndihmohet me pako ushqimore dhe higjienike, si edhe me lëndë djegëse .

Qenan Krueziu, nga komuniteti rom, familje 5 anëtarësh , me një fëmijë të sëmur nga shizofrenia në spitalin psikiatrik të Prishtinës është udhëzuar që të ndihmohet me pako ushqimore, higjienike , barna edhe furnizim me lëndë djegëse.

Komisioni mori vendim që të ndihmohet me dhënien e pakos ushqimore dhe higjenike, furnizim me barna, furnizim me lëndë djegëse dhe trajtim mjekësor për të birin./rajonipress/

Mund të ju interesoj: