UBT

Ndihmohen familjet skamnore në Viti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Haliti bashkërisht me KFOR-in Italian, Kryqin e Kuq dhe Shoqatën “Nëna Terezë”-Viti, kanë ndihmuar disa familje me pako ushqimore, veshmbathje dhe lodra për fëmijë.

Kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti ju është bashkangjitur sot një aktiviteti humanitar të KFOR-it Italian në Kosovë, Carabiniere në krye me Komandantin, Kol Stefano Fedele. Në këtë aktivitet humanitar që u organizua nga KFOR-i Italian dhe Organizata Humanitare “ Kryqi i Kuq” në Viti janë shpërndarë sot pako ushqimore, veshmbathje dhe lodra për fëmijë për tre familje vitiase.

Kryetari Haliti, ka falënderuar KFOR-in Italian, për misionin e tij që po e zhvillon në Kosovë, në veçanti edhe për ndihmën që po e ofron në komunitet përmes aktiviteteve të ndryshme në këtë komunë.

Mobi Casa

Ndërkaq Shtatore Hajrizi, përfaqësuese e Kryqit të Kuq në Viti, tha se KFOR-i Italian- Carabinieri, vazhdimisht ka përkrahur këtë organizatë humanitare duke dhënë donacione të ndryshme për qytetarët vitias në nevojë dhe për këtë kjo organizatë dhe qytetarët e kësaj komune ju janë atyre shumë mirënjohës.

Ndërkaq këtij aktiviteti humanitar ju është bashkangjitur edhe Shoqata Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” në Viti, në krye me Halit Alidema./rajonipress/