ARKATANA

Ndihmohen dyzet gra kryefamiljare të komunës së Kamenicës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zyrtarja për Barazi Gjinore, Teuta Kastrati ka thënë se do të ndihmohen dyzet nëna kryefamiljare, me nga një pako ushqimore dhe higjienike, vlera e të cilave do të jetë 50 euro, ndërsa i tërë projekti do të kushtojë 2000 euro.

Në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati “ në Kamenicë, është mbajtur një debat publik për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 Marsit, i organizuar dhe iniciuar nga ana e zyrtares për barazi gjinore dhe OSBE-së, ku është prezantuar aktiviteti i 8 Marsit, draft rregullorja komunale për barazi gjinore, si dhe puna e grupit të grave të komunës së Kamenicës.

Zyrtarja për barazi gjinore, Teuta Kastrati ka thënë se zyra për barazi gjinore dhe grupi i grave të Kamenicës, për nderë të 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, do t’i dalin në ndihmë me nga një pako ushqimore dhe higjienike, nënave vetëmbajtëse, ku në mesin e tyre ka edhe nëna të dëshmorëve.“ Do të ndihmohen dyzet nëna kryefamiljare, me nga një pako ushqimore dhe higjienike, vlera e të cilave do të jetë 50 euro, ndërsa i tërë projekti do të kushtojë 2 000 euro” ka thënë Kastrati, duke shtuar se kjo nismë është përkrahur edhe nga kryetari i komunës së Kamenicës, drejtoritë dhe grupi i grave.

“ Jemi të vetëdijshëm që kjo shumë nuk është e mjaftuar për ti mbuluar të gjitha kërkesat dhe nevojat për kontributin e një gruaje vetëmbajtëse, mirëpo besojmë se kjo është një shumë simbolike, e cila sadopak do ti ndihmojë këtyre familjeve në këto ditë të vështira “ u shpreh Kastrati.

Eco Higjiena

Ndryshe, ajo tha se propozim- rregullorja për barazi gjinore është përgatitur nga zyrtarja për barazi gjinore në bashkëpunim me grupin e grave, kjo rregullore është marrë nga ligji i përgjithshëm i vitit 2004 i barazisë gjinore, mirëpo vetëm disa pika janë prekë që neve na shkojnë në favor si përfaqësuese të grave të Kamenicës, kjo rregullore nuk është ende përfundimtare

Ndërsa, Kryetarja e Grupit të Grave, Besa Hoxha- Krasniqi, ka thënë se grupi i grave të komunës së Kamenicës, ka punuar shumë, falë bashkëpunimit njëra me tjetrën, e mbi të gjitha për përkrahjen e vazhdueshme që marrim nga kryetari i komunës së Kamenicës.

“ Grupi i grave të Kamenicës është marrë si shembull për komunat tjera, e sidomos ndihmën e fundit që u bë për gratë që janë të prekura nga kanceri. Ky grup, ka mbajtur edhe ligjërata të ndryshme për vetëdijesimin e popullatës nëpër vendet rurale se si të hetohen shenjat e para për këtë sëmundje” ka thënë Krasniqi.

Ajo tha se modeli i mirë i Kamenicës, ka reflektuar edhe tek shoqatat e diasporës shqiptare ku edhe ne do të përfaqësojmë gruan e Kamenicës në takimet e Gjermanisë ku janë të gjitha shoqatat shqiptare të diasporës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.