Ndihmohen bujqit me teknikë dhe sera
Gjilan – Ministria e Pushtetit Lokal dhe Karitasi pritet të ndihmojnë fermerët gjilanas me kultivator,sera,makina bujqësore etj,ka thënë Nazmi Rapuca.
Drejtori i Bujqësisë Nazmi Rapuca ka thënë në Bordin e Drejtorëve se në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Komunën e Parteshit do të realizohet një projekt në vlerë prej 75.000 €, që ka të bëjë me dhënien e kultivatorëve, serave dhe makinave për spërkatjen e kulturave bujqësore.
Projekte tjera do të realizohen, sipas Rapucës, në bashkëpunim me donatorët. Në këtë rast me “Karitasin”, në fshatrat Kishnapole, Gadish dhe Sllakoc, ku do të realizohet një projekt prej 70.000 eurove për furnizimin e fermerëve të kësaj ane me dele dhe bletë.
Në bashkëfinancim me “Karitasin” dhe me participim të fermerëve, do të realizohet edhe një projekt tjetër që ka të bëjë me furnizimin e bletarëve me shoqëri të reja, ku rreth 25 bletarë do të fitojnë nga 10 shoqëri të reja të bletëve.
Gjithashtu është edhe projekti për përkrahje të korrje-shirjeve, sera, pemishte, dhi, sektorin e pylltarisë, mbjellje pranverore, etj./rajonipress/