Eko Higjiena

Ndihmohen 150 familje në nevojë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me fondacionin Zayed for Good, (Sheikha Hind) nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë filluar me shpërndarjen e 150 pakove ushqimore për familjet në nevojë. Kjo po bëhet në muajit të shenjtë të Ramazanit.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, realizuan shpërndarjen e 150 pakove ushqimore për familjet në nevojë. Kjo ndihmë u mundësua fal bashkëpunimit tonë si drejtori me fondacionin Zayed for Good, (Sheikha Hind) nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

KKVITI

“Përmes këtij donacioni synohet të mbështeten familjet që përballen me vështirësi ekonomike, duke u ofruar ndihmë konkrete për përmbushjen e nevojave bazike. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mbetet e përkushtuar që të vazhdojë mbështetjen për kategoritë në nevojë përmes bashkëpunimit me donatorë dhe partnerë të ndryshëm”, tha Mimoza Kadriu Qerimi.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, falënderoi donatorët për këtë mbështetje të vlefshme, duke shprehur gjithashtu shpresën dhe kërkesën që edhe në të ardhmen të vazhdojnë të mbështesin projekte dhe iniciativa të tjera në ndihmë të qytetarëve dhe familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.