Uji Dea

Ndihma e Turqisë për komunën e Gjilanit gjithmonë ka qenë e lartë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Njësiti turk i KFOR-it për çdo vit e ka ndihmuar Gjilanin me donacione, asistime e shërbime profesionale, gjë të cilën e ka bërë edhe pjesa civile, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Komandanti në largim i forcave turke të KFOR-it, koloneli Ahmet Çelik, bashkë me oficerë të lartë turq, ka vizituar sot Gjilanin dhe me kryetarin Qemajl Mustafa, kanë rënë në ujdi se bashkëpunimi që është shumë i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Siç ka thënë kryetari Mustafa, njësiti turk i KFOR-it për çdo vit e ka ndihmuar Gjilanin me donacione, asistime e shërbime profesionale, gjë të cilën e ka bërë edhe pjesa civile, e cila po u jep mundësi studentëve që të studiojnë në Turqi si dhe investime të tjera. Mustafa ka thënë se Gjilani është shumë aktiv edhe në komunikimin me komunat në Turqi, ka vizita të qyteteve turke e binjakëzime, kurse shteti e populli turk e ka ndihmuar shumë Kosovën, gjë për të cilën kjo komunë i është mirënjohëse.

ARKATANA

Ai i ka quajtur miq strategjik SHBA-të, BE-në dhe Turqinë, me të cilën Kosovën e lidh shumëçka në kuptimin kulturor, arsimor e ekonomik.

Komandanti i forcave turke në Kosovë, koloneli Çelik, ka thënë se populli turk historikisht ka bashkëjetuar me shqiptarët dhe njëri-tjetrit iu gjetën në ditët më të vështira. Ai ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë me detyrë në Kosovë, asnjëherë nuk e ka ndier vetën si i huaj dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndër angazhimet e forcave turke në Kosovë, komandanti turk ka përmendur trajnimet e shumta që po i bëjnë për FSK-në, duke thënë se tashti së fundi kanë sjellë edhe makineri të rëndë, me të cilën mëtojnë të hapin rrugë e të ndërtojnë shkolla dhe se përkrahja për Kosovën nuk do të mungojë asnjëherë./rajonipress/