Ndëshkon nxënësin dhe dënohet me burgim

Një mësuese ka detyruar nxënësin e saj të shkruajë 100 herë: “Unë jam një debil” dhe është dënuar me 15 ditë burgim.

Pesëmbëdhjetë ditë burgim për ndëshkimin e nxënësit të saj. Ky është trajtimi që ka imponuar Gjykata e Kasacionit të Sicilisë, në Palermo, mësueses në fjalë. Sipas gjykatësve, mësuesja ka cenuar “dinjitetin e fëmijës dhe për këtë arsye ajo ka dështuar në detyrën e saj, e cila është edukimi.”

Për më tepër, kjo ka vënë në rrezik shkaktimin e një procesi të çrregullimeve psikologjike te nxënësi, duke e detyruar të bëjë diçka poshtëruese për shokët e klasës së tij. Me këtë rast, të drejtat e fëmijëve të frymëzuara nga Karta e OKB-së kanë qenë të shkelura nga mësuesja, thonë magjistrat sicilianë.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS