United Hospital

Ndëshkimi me votë!

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Nga Arbana Xharra – Votuesi i Kosovës ka nisur ta ndryshojë mentalitetin, nuk shantazhohet lehtë e as nuk mashtrohet me milionat e rrejshëm dhe premtimet për një copë asfalt. Ata duan ndryshim, të lodhur nga keqqeverisja, na treguan se kanë nisur të ndëshkojnë me votë. Dje na u dëshmua qartë se jo të gjithë kanë zgjedhur të heshtin karshi skandaleve e kapadainjve që kanë besuar se nuk mund të rrëzohen lehtë nga froni.

Të dhënat preliminare flasin për një realitet tjetër që i pret disa komuna të njohura tashmë për bastione të disa partive politike. E padyshim se mobilizimi për ta ruajtur votën dha rezultat, edhe pse mbetet të shihet se çfarë mund të ngjajë në balotazh.

Ndërkohë që përjashtuar veriun, i cili u karakterizua me shumë probleme dhe ka shumë mundësi që zgjedhjet atje të dështojnë, votuesit e pjesës tjetër të Kosovës kësaj here treguan se dinë ta ruajnë votën. Mbi 5000 veta raportuan shkeljet, ndërkohë që policia e prokuroria u pa më e mobilizuar.

Votuesit kësaj here kanë ditur të befasojnë. Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, edhe pse me komoditetin prej kreut të qeverisë, me buxhet në dorë, i cili premtoi mbi 800 milionë euro, nuk i piu ujë ashtu siç ka pritur kësaj here. Ndonëse bëri përpjekje që me entuziazëm ta paraqesë fitoren, ai nga rezultatet e para pritet të pësojë humbje në Gjilan, dhe padyshim se ndëshkimi i vjen kryekëput nga skandalet që janë prodhuar prej keqpërdorimit të pozitës që ka bërë ish-kryetarit Qemajl Mustafa.

Ndërkohë që edhe Malisheva i tregoi se di të votojë ndryshe. E sa i përket Prishtinës, listës së kandidatëve të djegur të PDK-së për këtë komunë i shtohet bindshëm edhe kësaj radhe Agim Çeku. Në Prizren kjo parti nuk e ka të sigurt fitoren në balotazh pasi që rol përcaktues do të ketë ish-anëtari i PDK-së, Zafir Berisha, i cili jo pak vota mori nga prizrenasit.

ARKATANA

Situatë jo e favorshme për partinë e Thaçit është edhe Vitia, ku garë e fortë u zhvillua me partinë Isa Mustafës, ndërsa as Suharekën nuk arriti ta fusë nën “ombrellën” e saj pavarësisht angazhimit të bashkëpunëtorit të tij, Enver Hoxhaj, që ta favorizojë kandidatin e tyre, Ramë Vataj.

Këto të dhëna, edhe pse jo definitive, i kanë dhënë sinjal PDK-së për rënien që e pret në zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Nga ana tjetër edhe pse Isa Mustafa ndihej komod për fitoren në Prishtinë, rritja e VV-së në kryeqytet, e cila sipas të gjitha gjasave do të jetë në balotazh me LDK-në i tregon se nuk duhet injoruar konkurrueshmëria në Prishtinë. Mirëpo kjo parti edhe pse me duar në xhepa, ia pa hairin skandaleve të PDK-së dhe jo vetëm të kësaj, edhe në Pejë pritet të thyejë bastionin e AAK-së.

Kurse flirti i Ramush Haradinajt me kreun e PDK-së iu kthye bumerang, ai pritet të humbë jo vetëm Pejën, por edhe Gjakovën, Rahovecin edhe Suharekën. E fitorja e AKR-së në Gjakovë mund ta shpëtojë këtë parti nga zhdukja e përhershme prej skenës politike.

Nga zgjedhjet lokale, partitë kryesore në vend, kanë marrë një mesazh të qartë e në të njëjtën kohë edhe sinjal për ndryshimin që mund të sjellin zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.