Eko Higjiena

Ndeshje me rezultat tenisi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drita – Vllaznia 6:2 (2:0). Shënues: Shënues: Sejdiu 34’, Kelmendi (p) 35’, 90’, Berisha 73’, 77’, Gashi 87’ – Frangu 58’, Sh.Aliu 75’.

Drita ka mundur Vllazninë me rezultat 6:2, në ndeshjen e vlefshme për Digital Kupën e Kosovës në futboll. Vendasit kanë përmbyllur në stinor me plot luhatje për të arritur dy rezultatet bindëse në dy ndeshjet e fundit, kur e mundën Drenicën me rezultat të thellë 4:0 dhe tashti Vllazninë edhe më thellë me rezultat 6:2.

Më shumë gola janë shënuar në pjesën e dytë, gjashtë sish e në të parën vetëm dy gola. Afrim Shahini, kryetrajner i Dritës pati mundësi t’ua jap rastin edhe lojtarëve të rinj, siç është Sejdiu, i cili edhe shënoi gol i pari. U vërejt dallim në cilësi në mes të dy ekipeve, ngase njëra është në Superligë e tjetra në Ligën e Parë të Kosovës.

Me këtë fitore, Drita kalon në një xhiro tjetër, kurse në pranverë që të dyja ekipet do të kenë shumë punë në ruajtjen e statusit në ligat ku ato janë, ngase që të dyja gjenden në pjesën e poshtme të tabelës.

Fundamenti

Drita – Vllaznia (P) 6:2 Stadiumi i Qytetit në Gjilan Shikues: 50 Gjyqtarë: A.Tahiri, M.Berisha, B.Morina Vëzhgues: Genc Fazliu KV: Tusuni, Rexhepi – A.Aliu, Miftari, E.Pira Shënues: Sejdiu 34’, Kelmendi (p) 35’, 90’, Berisha 73’, 77’, Gashi 87’ – Frangu 58’, Sh.Aliu 75’.

Drita: Huruglica, Baxhuku, Haliti, Limani, Tusuni, Berisha, Ajdari (Hajrullahu), Sejdiu (Rexhepi), Gashi, Kelmendi, Murati (Kastrati). Trajner: Afrim Shahini.

Vllaznia (P): I.Halimi, G.Halimi, A.Aliu, Miftari, Beqiri, Halabaku, Rashiti (V.Pira), Sh.Aliu, S.Aliu, Frangu, Kuka (Pira). Trajner: Elmaz Halimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.