Eko Higjiena

Ndeshja me Moldavinë zhvillohet sipas orarit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Ndeshja miqësore në mes Shqipërisë e Moldavisë do të zhvillohet sipas orarit të paraparë, të mërkurën (sot), nga ora 20:30 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Zhvillimi i ndeshjes të hënën ishte vënë në rrezik, pasi stadiumit kombëtar i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për shkak të borxhit. “Top-Channel” ka raportuar se problemi i energjisë elektrike do të zgjidhet me gjenerator. Ishte përmendur mundësia që ndeshja të zhvillohej më herët apo në një stadium tjetër. Por Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të mos ndryshojë orarin dhe vendin.

Ndeshja me Moldavinë është e fundit para fillimit të eliminatoreve për botërorin “Brazili 2014”. Shqipëria më shtatë shtator në Tiranë takohet me Qipron, ndërsa katër ditë më vonë luan në udhëtim me Zvicrën.

Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, e ka vlerësuar shumë të rëndësishme përballjen me Moldavinë. Kjo ndeshje për përzgjedhësin e ri, italianin Gianni De Biasi, do të jetë e para para tifozëve shqiptarë.

Eco Higjiena

“Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj. Koha në dispozicion është shumë e shkurtër. Pas kësaj ndeshjeje trajneri duhet t’i ketë gjërat sa më të qarta për të ditur se si do të luajmë në fazën kualifikuese”, ka thënë Cana të martën në konferencë për shtyp.

Pas pesë muajve në kombëtare është kthyer sulmuesi Hamdi Salihi. Ndeshja me Moldavinë për të do të jetë e para nën urdhrat e italianit Di Biasi.

“Është normale që kur vjen një trajner i ri, të gjithë presin të shohin se çfarë do të ndryshojë. Trajneri është italian, i përqendruar me shumë te taktika sesa te zemra në fushë siç e kemi pasur më parë. Më parë jemi përqendruar vetëm te vënia e zemrës në fushë, por nuk arrihet gjithçka pa taktikë”, ka thënë Salihi. (koha)