Mobi Casa

Ndeshen Gjilani-Peja nga ekipi i femrave të verbra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti Paraolimpik i Kosovës (KPK) i mbështetur nga Komuna e Gjilanit respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport sot ka organizuar një garë sportive mes ekipeve të ndryshme të femrave me nevoja të veçanta – të verbër. Gara e sotme është zhvilluar mes ekipit të Pejës dhe atij të Gjilanit.

Njomza Emini kryetare e KPK-së tha se ky është njëri nga aktivitetet e kësaj natyre që bëhet sot në Komunën e Gjilanit, në lojën e “golballit” dhe shahut. Emini tha se ky është një aktivitet më tepër për edukimin e vajzave dhe grave të verbra, por normalisht ka edhe karakter garues.

Ajo ka falënderuar mbështetjen që i ka dhënë Komuna e Gjilanit dhe Kryetari Mustafa, për realizim të këtij aktiviteti jashtëzakonisht të rëndësishëm për femrën e verbër. Femra edhe pse e verbër mund të jetë një person me ndikim në shoqëri në të gjitha fushat edhe sportive pse jo, por duhet t’i jepet mundësia që ato ta dëshmojnë një gjë të tillë.

ARKATANA

Ndërsa Veton Nevzadi, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, aktivitetin e sotëm e cilësoi shumë të rëndësishëm për të verbrit, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Ai tha se energjia që kanë këta persona është një mësim se si edhe të tjerët mund të kontribuojnë për zhvillimin e këtij sporti. Komuna e Gjilanit i ka ndihmuar por vazhdimisht, do të ndihmoj në këto kategori të shoqërisë sonë sepse përkrahja e këtij sektori dëshmon zhvillimin e shoqërisë, e zhvillimi i shoqërisë sonë është qëllim i të gjithë neve.

Loja luhet në dy pjesë nga 7 minuta dhe me nja 3 lojtar aktiv prej secilës ekip./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.