Ndërtohet rrethoja e varrezave të romëve në Kamenicë
Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, i shoqëruar nga liderët e komunitetit rom të Kamenicës Ramiz Kryeziu e Bajrsush Kriezi, kanë parë nga afër fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethojës së varrezave të komunitetit Rom në mes të fshatrave Berivojcë e Koretin.
Ky projekt sipas Matoshit po realizohet me fonde të UNDP në kuadër të projektit “Ruajtja e trashëgimisë kulturore në Kosovë”. “Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës për të gjithë në Kamenicë. Falënderim i veçantë për UNDP, e cila e pranoj një kërkesë që e kam marrë nga Komuniteti Rom në Berivojcë për ndërtimin e rrethojës së varrezave të komunitetit Rom. Tanimë UNDP mbështeti të gjitha komunitetet që jetojnë në Kamenicë me projekte të infrastrukturës.” ka thënë Fatmir Matoshi./rajonipress/


