Ndërtimtarët kërkojnë zgjidhje për krizën në të cilën po kalojnë

Përfaqësues të ndërmarrjeve ndërtimore dhe prodhuese të materialit ndërtimor të Kosovës vlerësojnë se aktualisht gjendja e këtij sektori është kritike dhe e papërballueshme, raporton KTV.
Sipas tyre, kjo ka ndikuar edhe në zvogëlim të punës tyre dhe në reduktim të vendeve të punës. Ata thonë se gjendja e tyre po shkon drejt kolapsit.
Shqetësim shpreh edhe Skënder Bajrami, kompania e të cilit ka 276 punëtorë.
Kryetari i Shoqatës së ndërmarrjeve të këtij sektori kërkon nga institucionet gjegjëse t’i bëhet zgjidhje për të dalë nga kriza.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka deklaruar se është koha kur duhet të ndryshojë qasja institucionale, qoftë në nivel qendror qoftë në nivel lokal ndaj sektorit të ndërtimtarisë.
Shoqata propozon të ndërmerren veprime urgjente në ngritjen e efikasitetit të Drejtorisë së Urbanizmit për dhënien e lejeve ndërtimore në pajtim me ligjet në fuqi, si dhe aplikim të lehtësirave për taksat komunale.