FITORJA

Ndërtimi i objektit të QKMF’së në Gjilan vlerësohet si zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, i cili kap shifrën e mbi 1.4 milionë eurove si bashkëfinancim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Komunës, është duke u punuar me intensitet të lartë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, deputetin Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, janë ndarë të kënaqur me dinamikën dhe kualitetin e punimeve aty.

“Kemi pasur vonesa në këtë projekt për shkak se do ta bëjmë një nënkalim që është lidhje direkte mes objektit të QKMF’së dhe Spitalit të Përgjithshëm. Lajmi i mirë është që po punohet me intensitet të lartë në këtë objekt, i cili është më i madhi i kësaj natyre në Kosovë, ua lehtëson punën personelit shëndetësor dhe ndikon direkt në ofrim të shërbimeve më të mira për shëndetësinë primare ”, ka nënvizuar Ismajli.

ARKATANA

Nënkryetari i Gjilanit pohoi se ndërtimi i QKMF së re ka qenë zotim i kryetarit Haziri dhe përmbyllë ciklin e investimeve kapitale në shëndetësinë primare.

“Mund të them se po bëhet zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare në Gjilan”, ka deklaruar ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.