UBT

Ndërtimet pa leje po e degradojnë dhe shëmtojnë Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – OJQ “Fortesa” vlerëson se lejimi i ndërtimit të 109 objekteve pa leje në komunën e Kamenicës, 76 prej tyre vetëm në qytet, është një papërgjegjësi totale e institucioneve komunale.

Moskontrollimi i ndërtimeve në Kamenicë, po e shëmton, degradon dhe po ia humb stilin qytetit të Kamenicës, dukuri kjo që po na përcjellë tash e 14 vite. Si Organizatë Joqeveritare, kërkojmë nga organet komunale, që në bazë të rregulloreve dhe ligjeve në fuqi të fillohet me legalizimin apo rrënimin e të gjitha objekteve pa leje, duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë këtij kaosi thuhet në reagimin e Fortesës.

KKGJILAN

“Më e papranueshmja e historisë 14 vjeçare të ndërtimeve pa leje, është se Urbanizmi dhe Ispektoriati nuk kanë marrë asnjë masë për të vënë rregull. Nuk kemi rrënuar asnjë objekt, përpos që kemi larguar disa kioska”, ishte përgjigja e Inspektoriatit në pyetjen e OJQ “Fortesa” nëse është marrë diçka në rregullimin e Urbanistikës.

OJQ “Fortesa”, gjithashtu iu bënë thirrje organeve përkatëse që të bëjnë kujdes me lejimin e hapësirave publike për shfrytëzim nga subjektet afariste, në mënyrë që të mos përsëritet përvoja e viteve të kaluara, ku në çdo cep të qytetit ishin vendosur tavolina e karrika, duke e penguar qarkullimin e lirë dhe duke ua zënë frymën qytetarëve./rajonipress/