Fundamenti

Ndërron jetë nobelistja Lessing

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në Londër, shkrimtarja britanike fituese e çmimit Nobel për Letërsinë, Doris Lessing.

E njohur më së shumti për atë që cilësohet një libër pioner, “Shënimet e arta”, apo siç e ka quajtur dhe vet ajo, bibla e emancipimit për çdo grua që kërkon më shumë, Lessing ishte një jokonformiste e pëlqyer dhe vlerësuar nga breza të tërë.

“Shkrimtare e jashtëzakonshme me një mendje krejtësisht origjinale e mahnitëse”, – thotë menaxheri dhe miku i saj i vjetër, Jonathan Clowes.

“Një tregimtare e pashoqe, me intelekt të ashpër e zemër të ngrohtë, e cila nuk kishte frikë të luftonte për atë që besonte, – është përshkrimi, që i bën Charlie Redmayne, i Harper Collins UK. – Ishte një privilegj të punonim me të; do të na mungojë shumë”.

Uji Dea

Lessing u shndërrua në shkrimtaren më të moshuar fituese të Nobelit për Letërsinë, kur mori në vitin 2007 çmimin prestigjioz, si nderim për punën e bërë gjatë një jete të tërë. Asokohe ishte 88 vjeç.

Ndër librat e tjerë të famshëm të saj përmenden “Fëmija i pestë” dhe “Vera para errësirës”. Edhe pse “Shënimet e arta” janë etiketuar një far për feminizmin, shkrimtarja e ka distancuar veten nga lëvizja feministe.

Lessing është autore e më shumë se 50 romaneve, me tema që nisin nga politika e përfundojnë te fantashkenca. /TopChannel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.