Ndërron jetë edhe viktima e katërt e Viktor Berishes

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Personi që gjendej nën përkujdesje intensive, një zviceran 61 vjeçar, ka ndërruar jetë në mbrëmjen e të enjtes.

Ka ndërruar jetë mbrëmë vikima e katërt e qëlluar më 27 shkurt në Menznau të Lucernit nga shqiptari me shtetësi zvicerane Viktor B.

Në gjakderdhjen në kantinën në fabrikën e drurit Kronospan në Menznau, kanë vdekur në vendin e ngjarjes dy persona të qëlluar nga Viktor B. dhe është vetëvrarë ose vrarë edhe dorasi.

Eco Higjiena

Dy ditë pas krimit, në spital pati vdekur nga plagët edhe personi i katërt. Edhe pesë të tjerë kishin pësuar plagë të ndryshme.

Personi që gjendej nën përkujdesje intensive, një zviceran 61 vjeçar, siç njoftojnë mediet zvicerane, ka ndërruar jetë në mbrëmjen e të enjtes.(albinfo)