Fundamenti

Ndërroi jetë Rasim Rexhepi, profesor i historisë

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Thonë, njerëzit e mirë, nuk vdesin. Ata “ikin” në botën e amshuar, por veprat e tyre mbeten pas. Pra, veprat e tyre mbeten të përjetshme. Andaj, secili njeri, që ka lënë ndonjë vepër, ai mbetet i pavdekshëm. E pavdekshme mbeti edhe vepra e Rasim Rexhepit, profesor i historisë, i cili, sa ishte në jetë, historinë e popullit shqiptar u mundua ta ligjërojë ashtu si e dinte dhe si e kishte mësuar. Ishte tamam profesor me dije, i cili, historinë e shqiptarëve e rrëfente me ëndje dhe ashtu si ishte e ajo. Më tepër fliste për historinë e Malësisë së Karadakut, i cili, trimin e madh të kësaj ane, Idriz Seferin, e pati të vendlindjes së tij, Seferaj.

Ky e adhuronte jo vetëm Idriz Seferin, por edhe trimat të tjerë, të cilët i njihte dhe me ëndje fliste e rrëfente pa u ndalë për ta. Dhe, sa herë jemi takuar me Rasim Rexhepin, tash i ndjerë, sikur pas kësaj kohe kemi marrë një pjesë të historisë sonë, e cila të rrinte me javë e muaj në kokë ato ngjarje tragjike e të rënda që i ka pësuar popullata e Karadakut. Jo vetëm kaq. Rasim Rexhepi ishte njeri urtak, zemërgjerë, afrues, por edhe pishtar i denjë i arsimit shqip, i cili la gjurmë të forta aty ku punoi e veproi me ditar në dorë. Ishte i tëri njeri. Njeri besnik, trim, por edhe studiues dhe publicist i jetës dokumentare.

Por, ja vdekja. Ai nuk jeton më. Ai iku në botën e amshuar. Rasimi ishte një figurë e dalluar e arsimit në Karadak e mese të tjera ku punoi e jetoi. Ai lindet më 1936 në fshatin Sefer, Malësia e Karadakut jetik të Idriz Seferit. Lindet në fshatin Sefer, vendlindje kjo që kurrë nuk e harroi, por e vizitoi natë e ditë pa u ndalë. Sa herë e mbërthente malli për ato shtëpia, male, ara, luadhe, por edhe për ata lisa e drunj ku është ulur dhe ka pushuar, ai e ka marrë rrugën dhe është gjendur në trollin e stërgjyshërve të tij, në Sefer. Aty e pati lindjen dhe rritën.

Mobi Casa

Kur gjendej në Sefer, atij i pushonte shpirti e zemra. Jetonte me aromën e maleve e me këngët e bilbilave të Karadakut jetik. Po kështu, sa herë seferasit kanë mbajtur takimet e vendlindjes, Rasim Rexhepi ka qenë udhëheqësi kryesor, i cili jo vetëm që është gjendur në mesin e familjarëve, por gjithnjë u ka folur gjeneratave të të rinjve seferas e mese të tjera se si duhet atdheu e vendlindja e kombi. Ai ka qenë një historian i përkryer. E deshi profesionin e tij prej historiani ku, herë pas here ka botuar shkrime nëpër gazeta e revista tona këtu në Kosovë.

Rasim Rexhepi, tash i ndjerë, për shkak të mungesës së shkollës në fshat, por edhe të gjendjes së skajshme që pati, klasën e parë e vijoi në shkollën e Caravajkës si 12-vjeçar, më 1948, kurse këtë shkollimi e kishte mbaruar në vitin 1951. Duke mos pasur mundësi për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm, ai është gjendur në Bor për të punuar si punëtor krahu me disa shokë të tjerë. Por, ai qe njeri i etur për dije e dituri. Përkundër punës së rëndë fizike, ai kishte arritur të mbarojë gjimnazin e ultët, i cili në Bor ishte organizuar për punëtorë. Rastësisht ato vite ai kishte lexuar gazetën “Borba”, ku e kishte parë një konkurs se në shkollën ekonomike të Gjilanit se ishte hapur një paralele për vijuesit me korrespondencë. Ai pa u hamendur, e lë punën ku punoi dhe ishte kthyer në Gjilan.
Kështu, akoma pa e mbaruar vitin e dytë, Rasimi e fillon karrirën e tij të punës si mësues në mars të vitit 1963 në Ranatoc të Preshevës. Prej kësaj kohe, ai kurrë nuk është ndalur së punuar me ditar në dorë, si: në fshatin Sefer, Pidiq etj. Nga shkolla Ekonomike kalon në ish-Shkollën Normale. Më 1967 e mbaron shkollën Normale në Prizren. Ate e gjejmë pastaj me ditar në dorë në fshatin Skifteraj të Vitisë, ku punoi me ciklin e lartë, por edhe studionte në Degën e Histori-Gjeografi pranë ShLP të Gjakovës. Këtë shkollë të lartë ai e mbaroi në vitin 1970. Në vitin 1969/72 punoi në fshatin Partesh, Cërnicë e Livoç, ndërsa, prej shtatorit të vitit 1972/1982 puno në ish Shkollën fillore “V. Karaxhiq” tash “Thimi Mitko” në Gjilan.

Gjatë viteve 1982/85 ishte drejtor i Shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Bresalc. Në vitin 1979 ka diplomuar në Degën e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Pas kësaj kohe, ate e shohim duke punuar në Arhivin Historik të Gjilanit. Këtu pensionohet. Por, ja jeta. Ajo është mashtruese e njeriut. Ai mbrëmë, në moshën 80 vjeçare vdes. Rasim Rexhepi la pas vetes librin “Seferi ndër shekuj (monografi) e botuar në vitin 2005. Ishte bashkëpunëtor i gazetave “Bota sot” dhe “Kosova sot”. La pas vetes një numër të shkrimeve nga fusha e historisë sonë. Varrimi i tij bëhet me iqindi në varrezat e Gjilanit. I qoftë lehtë dheu! /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.