FIDANISHTJA

Ndërroi jetë Armstrong, njeriu i parë që shkeli në Hënë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Astronauti amerikan, Neil Armstrong, i cili ishte personi i parë që shkeli në hënë, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Familja e tij ka njoftuar të shtunën se Armstrong vdiq si pasojë e komplikimeve nga procedurat kardiovaskulare – shkruan Los Angeles Times.

Neil Alden Armstrong lindi më 5 gusht 1930 në Wapakoneta, të Ohios. Në vitin 1945, ai filloi të merrte leksione fluturimi, ndërsa në moshën 16-vjeçare mori lejen për pilot, ndërkohë që akoma nuk e kishte marrë lejen e vozitjes.

Pas shkollës së mesme ai u regjistrua në një universitet të flotës ushtarake detare dhe mori pjesë në Luftën e Koresë duke fituar tri medalje nderi. Më pas ai vazhdoi shkollimin në inxhinierinë aeronautike dhe diplomoi në vitin 1955.

Fundamenti

Ai u bë hero në gjithë botën, duke qenë se ishte njeriu i parë që shkeli në hënë.

Kur bëri hapin e famshëm më 20 korrik të vitit 1969 në hënë, ai e tha një fjali e cila është cituar në mbarë botën: “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.