UBT

Ndërroi jetë Arap Çeloleskaj, simboli i këngës “Cili je t`i more burrë”.

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ka ndërruar jetë Arap Çeloleskaj, këngëtari i grupit polifonik të Vranishtit të Vlorës, i cili njihet veçanërisht për këngën simbol të Pavarësisë “Cili je ti more burrë”.

Çeloleskaj prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme, njoftojnë mediat shqiptare.

Mobi Casa

Ai ishte një nga figurat më të njohura të Labërisë, u vlerësua edhe nga UNESCO për kontributin e tij në muzikën labe.
Çeloleskaj ka krijuar vallen e vranishtit, ose e njohur ndryshe si vallja Ismail Qemalit, “Cili je ti more burrë”.

“Vallen dhe këngën, unë e kam të trashëguar, e kam marrë nga brezat e kaluar, sidomos vallen e vranishtit që është e njohur në të tërë labërinë. Unë e kam mësuar nga pleq dhe të moshuar, bashkë me shokët e mi. “Cili je ti more burrë” ishalla për 100 vjetorin e Pavarësisë shokët e mi do e nxjerrin përsëri në skenë”, ishte shprehet Çeloleskaj në intervistën e tij të fundit dhënë mediave shqiptare. /Indeksonline/