UBT

Ndërrohen pozitat, hyn Luta, shkon Qemajli

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qemajl Mustafa e ka pritur në zyre Lutfi Haziirn për t`ia dorëzuar mandatin e kryetarit të Komunës. Mustafa i ka dorëzuar edhe disa dokumente të rëndësishme komunale derisa Lutfi Haziri tha se do të jetë kryetar bashkëpunues dhe i dobishëm për të gjithë.

Menjëherë pas dhënies së betimit Lutfi Haziri është nisur drejt zyrës së tij ku e priste Qemajl Mustafa. Në fakt Lutfi Haziri ka bërë një shëti përgjatë lumit “Mirusha” dhe ka bashkëbiseduar me qytetarë e kalimtarë të rastit.

Ndryshe, Qemajl Mustafa pasi ka uruar Lutfi Hazirin për detyrën e re e ka njoftuar atë me disa dokumente të rëndësishme komunale, projektet zhvillimore, statistika dhe prerjen buxhetore aktuale. “Unë eksperiencën time mund t`ia ofrojë kryetarit aktual nëse e kërkon ndonjëherë kurse në të ardhmen do të angazhohemi dhe do të jemi opozitë analizuese dhe konstruktive” tha Mustafa.

Mustafa ndryshe ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetje e përkrahje që i kanë dhënë gjatë mandatit të tij.

RCCOLA

Kurse Lutfi Haziri tha se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe se do të luaj një rol të unitetit politik.

Haziri tha se Gjilani është i diskriminuar në aspektin buxhetor dhe kjo tregon se neve na presin shumë sfida e detyra.

Edhe Haziri tha se do të jetë i hapur derisa e ka falënderuar Qemajl Mustafën për punën që e ka bërë në mandatin e tij./rajonipress/