RCCOLA

Ndërpritet procedura ndaj futbollistit Ilir Azemi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Eksperti i angazhuar nuk ka mundur të sqarojë se cila palë në aksident e ka pasur dritën e kuqe dhe cila dritën e gjelbër.

Rreth pesë muaj pas aksidentit të rëndë automobilistik që kishte pësuar fuitbollisti kosovar i bundesligës gjermane, Ilir Azemi, prokuroria publike ka ndërprerë hetimet penale ndaj tij. Aksidenti pati ndodhur në afërsi të Nurnbergut, Bavari.

Eco Higjiena

Kryeprokurorja Antje Gabriels-Gorsolke me këtë rast ka thënë për mediet gjermane se eksperti i angazhuar nuk ka mundur të sqarojë se cila palë në aksidentin e ndodhur në një udhëkryq e ka pasur dritën e kuqe dhe cila dritën e gjelbër të semaforit. Nisur nga kjo paqartësi, “ne supozojmë se i akuzuari (Azemi) ka pasur dritën e gjelbër. Asnjëra nga palët në aksident nuk kishin alkool në gjak dhe kishin zhvilluar një shpejtësi jo shumë të madhe në komunikacion. Për këtë arsye është ndërprerë edhe procedura kundër shkeljes së rregullave në trafik”, ka thënë kryeprokurorrja.

Ndërkaq, ende mbetet e hapur nëse do të ketë edhe një procedurë civile për dëmshpërblim ose zhdëmtim.
albinfo.ch