GRANDEMALL

Ndërprerja e rrymës e paralajmërimi i Kurtit, Çitaku ironizon: Ishin dhurata nga qeveria për qytetarët për Krishtlindje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas konferencës e djeshme të kryeministrit Albin Kurti i cili paralajmëroi se mund të ketë sulme të tjera në veri të vendit, shkruan Gazeta Express.

Çitaku për këtë deklaratë të Kurtit, ka ironizuar duke thënë se ky ‘‘paralajmërim apokaliptik’’ ka qenë një dhuratë për qytetarët nga qeveria.

Ajo po ashtu ka përmendur edhe një dhuratë tjetër në mënyrë ironike të qeverisë për qytetarët e që ka qenë ndërprerja e gjatë e energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

Dje në vigjile të Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës pranuan dy “dhurata” nga qeveria.

Fundamenti

E para, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët tanë, dhe e dyta, paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia.

Pra, mantra e vetme operuese e kësaj kaste udhëheqësish është mbjellja e pasigurisë, paparashikueshmërisë, dhe frikës.

Turp kryeministër. Keni ardhë në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo për tu bërë falltor.

Kryeministër, detyra e juaj është t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet, dhe të krijoni ambient të sigurtë. E jo të na thuani “shujë, se mundet me u ba edhe ma keq”.

Jo. Kosova mundet ma mirë. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.