FITORJA

Ndërprerja e dialogut, rrezik për Preshevën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë një datë për kthim në dialog. E nëse i njëjti ndërpritet, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se rrezikohen shqiptarët ne atë pjesë. Ai para disa ditëve i ka dërguar edhe letër zyrtare Qeverisë së Kosovës dhe është i gatshëm për takim.

24 shtatori ka alarmuar edhe shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se një ngjarje e njëjtë si në veri, mund të përsëritet në Luginë të Preshevës.

Sipas tij, shqiptarët në Luginë janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve.

Arifi i ka drejtuar edhe një letër zyrtare Qeverisë së Kosovës dhe thotë se nëse ka ftesë do të shkojë edhe në takim më kryeministrin kosovar.

FIDANISHTJA

E si komunitet shqiptar më të rrezikuar i sheh analisti politik nga Shqipëria, Ben Andoni.

Andoni thotë se për këtë pjesë s’ka interes as Prishtina dhe as Tirana.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Qeverinë e Kosovës për këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Pa përgjigje kanë qenë edhe nga BE-ja në pyetjen se nëse ka gjasa që të përfshihen shqiptarët e Luginës në dialogun Kosovë-Serbi./teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.