UBT

Nderohet Zef Mulaj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Itali- Në ditën Botërore të poetëve në qytetin Recanati, qyteti i poetit të madh e filozofit Xhakomo Leopardi u organizua në shkallë kombëtare konkursi i poezisë i drejtuar nga poetesha italiane Novella Toregiani dhe presidente e shoqatës Leopardian Komunity. Në këtë ngjarje Zef Mulaj u nderua me mirënjohje- titull arritje të larta në fushën e letërsisë dhe të shkencës me përmasa evropiane, exelencë i diasporës internacionale.

Zef Mulaj një emër i madh e i njohur në letrat shqipe është nderuar në një organizim kulturor që është mbajtur në Itali.

Në këtë ngjarje të madhe kulturore merrnin pjesë nga të gjithë regjionet e Italisë si dhe nga jashtë saj. Pasi u bënë vizita të shumta në shtëpinë e poetit Leopardi dhe bibliotekat në tavernën e mrekullueshme, u organizua edhe një drekë e përbashkët në këto ambiente antike me vlera të mëdha historike që vizitohen nga gjithë bota.

Mobi Casa

Në mbrëmje në sallën “Manja“ të Komunës së qytetit u ndan çmimet për konkursin e poezisë në Ditën Botërore të Poetëve.

Shoqata organizuese kulturore e poetëve “Leopardian Cpomunity” shpalli edhe katër poet dhe shkrimtar nga Italia si anëtarë nderi të saj. Në mes këtyre emrave edhe doktori , poeti e shkrimtari nga Shqipëria me banim në Itali, Zef Mulaj, me motivacionin: “Arritje të larta në fushën e letërsisë dhe të shkencës me përmasa evropiane exelencë i diasporës internacionale”.

Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës dhe personaliteteve të tjera të kulturës të vendit, në fund u organizua edhe një darkë në hotelin e bukur të qytetit të Recanatit./rajonipress/