UBT

Nderohet kolosi – Mexhid Devaja

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Mexhid Devaja të mërkurën është nderuar me mirënjohje të veçantë nga kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa për kontributin që ka dhënë në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar në përgjithësi dhe për kontributin tij të pamohueshëm në shumë fusha. Vet Mexhid Devaja tha se me këtë mirënjohje ndihet krenar sepse pikërisht nga Gjilani i ka marrë hapat e parë të karrierës.

Mexhid Devaja padyshim është njëri nga figurat më të njohura në Kosovë dhe në arenën sportive në përgjithësi. Puna e tij e palodhshme, e guximshme dhe vetëmohuese ka ndikuar që sporti menjëherë pas luftës të ndërkombëtarizohet dhe të jetë i pranishëm krah për krah me flamujt e shteteve të tjera të botës raporton rajonipress.

Duke i njohur këto merita dhe këto cilësi kryetari i Komunës Qemajl Mustafa së bashku edhe me Veton Nevzadin e kanë nderuar me një mirënjohje speciale Devajën për kontributin që ka dhënë për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar.

Qemajl Mustafa tha se ndihet i nderuar që sot i ndanë mirënjohje një njeri të veçantë e të aderuar e shumë energjik. “Mexhid Devaja është njëra nga figurat më afirmative të sportit kosovar, një personalitet shumë i nderuar edhe nga Gjilani e Anamorava. Unë me të drejtë ndihem i lumtur që sot po e nderojmë këtë figurë gjigante që dha shumë për sportin” tha Mustafa.

FIDANISHTJA

Edhe Veton Nevzadi drejtor për kulturë e sport tha se Devaja është një model për sportin dhe me të drejtë ai njihet si njëri nga njerëzit më me ndikim për rezultatet kulminante që ka treguar në afirmimin e sportit kosovar.

Selami Shkodra tha se vet fakti që hendbolli është sporti më i popullarizuar dhe më i suksesshëm në Kosovë tregon se në krye të këtyre rezultateve ka qen pikërisht Mexhid Devaja. “Komuna dhe kryetari kanë bërë mirë që kanë nderuar këtë kolos në fund të karrierës” tha Shkodra.

Kurse vet Devaja tha se ndihet shumë i emocionuar dhe i privilegjuar që sot merr një mirënjohje pikërisht nga vendi ku edhe ku e ka nisur karrierën.”Kjo mirënjohje mua më nderon dhe më jep vullnet e kurajo për të ndihmuar edhe më shumë sportin kosovarë. E kam përkrahur gjithmonë sportin dhe vendësit e mi kudo që jam ndodhur. Kështu do të jetë edhe më tutje” tha Devaja./rajonipress/