Uji Dea

Nderohet figura e Rafet Isufit

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Në 22 vjetorin e rënies së tij, sot u nderua jeta dhe vepra e dëshmorit, Rafet Isufi. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me Nënkryetarin e komunës, Faton Jakupi, ish Komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, Kryetarin e OVL UÇK-së dega në Dardanë, Milaim Limani, zyrtarë komunal, si dhe familjarë të dëshmorit, gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit, Rafet Isufi.

Kryetari Kastrati tha se pishtarët tanë të lirisë, do të jenë shembulli më i mirë për liri e shtetndërtim.
“Sot bëmë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Rafet Isufi, në nderim të veprës së tij në luftën për liri. Bashkë me ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kryetarin e OVL- UÇK në Kamenicë Milaim Limoni, familjarë të Rafet Isufit, kolegë e veteranë të luftës, bëmë homazhe në Koretin, lapidarit në qytet dhe tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë. Pishtarët tanë të lirisë, do të jenë shembulli më i mirë për liri e shtetndërtim”, tha Kastrati.

Mobi Casa

Ndërkaq edhe kryetari i OVL UÇK-së, Milaim Limoni tha se u jemi mirënjohës gjithmonë të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri, sikurse Rafet Isufi./rajonipress/