Nderohen me mirënjohje lexuesit e vitit në Kamenicë

Gjilan – Manifestimi “ Flaka e Janarit” 2013, filloj sot me ndarjen e mirënjohjeve për lexuesit e vitit 2012.
Në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati “ në Kamenicë, Drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Faton Krasniqi, ka ndarë mirënjohje për lexuesit e vitit 2012. Lexuesit e vitit 2012 janë përzgjedhur Luizë Basha, Arbana Ramabaja dhe Elvira Sadiku.
Me këtë rast Krasniqi ka përgëzuar lexuesit e rinj dhe u ka premtuar përkrahje e mbështetje në të ardhmen. Ndryshe Krasniqi ka thënë se aktivitetet për nder të Flakës së Janarit do të jenë të shumta dhe me program të pasur e cilësor./rajonipress/