Eko Higjiena

Nderohen martirët e Grykës së Karadakut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të shtunën Këshilli Vendorë në Zhegër bashkë me struktura tjera dhe familjarë nderuan me homazhe dhe lule Martirët të cilët u vranë mizorisht nga forcat paraushtarake serbe 19 vite më parë.

Shemsedin Elezi asambleist tha se në Zhegër nderuam Milazim Idrizin, Qazim e Qamile Haziri, Shyqeri Tahiri, Fitim Isufi e Tafë Mustafa.

Mobi Casa

Në Dunav Nebi Zymberi e Ymer Kadriu. Në Nasalë Ukshin e Miradije Ukshini. Për shkak të rrugës së dëmtuar mbetëm që në Terzijaj të nderojmë Raif Rrustemin pas dy javësh, në ditën e vrasjes së tij.

Respekt e nderim poashtu për Avni Zenunin. Janë këta Martirë bashkë me shumë të tjerë që u flijuan dhe sakrifikuan, faktorë me rëndësi të madhe që ne jemi sot kështu të lirë e sovran në shtetin tonë. Lutemi që vendin tonë shumë shpejt t’a shohim ashtu siç e ëndërruan më të dashurit tanë që sot na mungojnë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre ka thënë Elezi./rajonipress/