United Hospital

Ndërkombëtarët s’ia besojnë dialogun Vetëvendosjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Marrëveshja mes Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila parasheh që subjekti politik i Albin Kurtit t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, ka shqetësuar faktorin ndërkombëtar. Këta të fundit janë kundër idesë që drejtimi i dialogut t’i lihet në dorë pikërisht Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo, pasi sipas tyre, kushtet e vëna nga Vetëvendosje për vazhdimin e dialogut, mund ta rrezikojnë vazhdimin e tij si dhe zbatimin e marrëveshjeve në praktikë.

“Ne kemi parë se disa drejtues të Vetëvendosjes po insistojnë se nuk do të këtë vazhdim të dialogut pa njohje reciproke. Një gjë e tillë është e pamundur, për faktin se Serbia tërë kohën zotohet se me asnjë çmim nuk do ta njohë Kosovën. E insistimi i palëve në qëndrimet e veta mund të ndikojë që vazhdimi i dialogut të dështojë”, i ka thënë gazetës një burim ndërkombëtar.

Fundamenti

Nga ana tjetër, njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të vështirë që t’i realizojë kushtet e parapara për vazhdimin e dialogut. Sipas tyre, dialogu duhet të vazhdojë, por duhet të jetë më i përgatitur sesa ka qenë deri më tani…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.