ARKATANA

Ndërkombëtarët kërkojnë reforma me prioritet në drejtësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje qeverisë së ardhshme që t’i ketë prioritet reformat në drejtësi, të cilat do të jenë në përputhje me vendet e BE-së. Ndërkohë, përfaqësues të partisë fituese të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit kanë thënë se prioritet do të jetë vetingu në drejtësi, pasi vetëm kështu qytetarëve do t’u kthehet besimi në institucionet e drejtësisë, shkruan sot gazeta Zëri.

Ndonëse vazhdimisht nga liderët politikë u premtua luftimi i korrupsionit, një gjë e tillë nuk po ndodh. Viti që po lëmë pas ka thelluar edhe më shumë hendekun mes korrupsionit dhe luftës kundër tij. Sipas organizatave për mbrojtjen e drejtësisë, Kosova duhet ta ketë prioritet luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, pasi njerëzit më të pasur në Kosovë janë të lidhur me politikën. Ndërkaq nga Ministria e Drejtësisë thonë se synojnë ta rikthejnë besimin te qytetarët.

UBT

Ndërkaq Ambasada Amerikane në Kosovë ka kërkuar që Qeveria e ardhshme të bëjë reforma në sistemin e drejtësisë, të cilat duhet të jenë në përputhje me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë theksuar se qeveria e ardhshme do të ketë prioritet sjelljen e vetingut në drejtësi, sepse vetëm ky proces mund ta kthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.